Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 14.09.2021 (e martë), me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 106-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, sipas rendit të ditës, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe EFTA shteteve, sipas të cilit Miniustria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Financave – Drejtoria Doganore, përcaktohen si organe kompetente të administratës shtetërore që do të kujdesen për realizimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes.
Krahas të tjerave, në mbledhje, para ministrave për shqyrtim do të gjenden edhe informacione për projekte të ministrive, si dhe raporte për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqatave tregtare në pronësi shtetërore, në përputhje me detyrimet për dorëzim të rregullt deri te Qeveria dhe me qëllim transparencë më e madhe në punë.
Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga mbledhja e Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.