Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, arritën për vizitë pune në qytetin e Tiranës me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel.
Kancelarja Merkel gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor organizon drekë pune me udhëheqësit e vendeve të rajonit, me të cilët tema kryesore do të jetë bashkëpunimi rajonal.
Pasdite, Kryeministri Zoran Zaev do të ketë takim dypalëshe me Kancelaren Merkel për të diskutuar tregtinë mes dy vendeve, rrethanat politike për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe nismën “Ballkani i Hapur” , ku qëllimi kryesor është integrimi i përshpejtuar i rajonit në Bashkimin Evropian.