Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me kryetaren e komunës së Manastirit Natasha Petrovska mbikëqyrën aktivitetet përfundimtare të nënprojektit “Oferta e rritur turistike e rajonit të Pelagonisë përmes restaurimit dhe përshtatjes së Shtëpisë së Eprorëve Ushtarakë së bashku me aranzhimin e platosë” i cili realizohet në kuadër të Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën e Bankës Botërore.
Ky nënprojekt përfshin restaurimin dhe adaptimin e Shtëpisë së Eprorëve Ushtarakë në Manastir, platonë e saj dhe rregullimin e hortikulturës, aktivitetet promovuese, si dhe ngritjen e kapaciteteve të faktorëve me të cilët përmirësohet zhvillimi i turizmit në rajonin e Pellagonisë.
Zëvendëskryeministri Bytyqi, në një deklaratë për mediat, pas mbikëqyrjes së aktiviteteve ndërtimore theksoi se Shtëpia e Eprorëve Ushtarakë në Manastir është ndërtesa më e rëndësishme kulturore dhe historike në Manastir, e vendosur në zonën qendrore të qytetit, e cila për shumë vite u neglizhua dhe dha një imazh të keq për mbarë rrethinën. Kjo është arsyeja pse, përmes Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale, ne u angazhuam për restaurimin e saj, në mënyrë që të rikthejmë shkëlqimin e saj të vjetër si dhe veçantinë që ka.
"Sot po mbikëqyrim punimet përfundimtare, dhe së bashku mund të vërtetohemi për bukurinë dhe madhështinë e saj arkitektonike, si dhe të jemi krenarë që këtu në Manastirin tonë, ka një ndërtesë kaq përfaqësuese që shumë kush mund të na kenë zili. Ky investim është vetëm një pjesë e aktiviteteve të realizuara në kuadër të Projektit për Konkurrentshmëri Lokale dhe Rajonale, i cili synon të përmirësojë potencialet turistike në 10 destinacione të ndryshme në vend. Rikonstruimi i objektit dhe rrethinës së tij kushton gjithsej 58.792.610.00 denarë, nga të cilat 52.913.349.00 denarë u siguruan nga Projekti për Konkurrentshmëri Lokale dhe Rajonale ndërsa komuna e Manastirit mori pjesë me 5.879.261.00 denarë. Objekti është restauruar sipas të gjitha standardeve, janë respektuar specifikat e saj historike, dhe ne mund ta vendosim lirshëm atë midis thesareve kulturore dhe historike të vendit tonë. Objekti pasqyron frymën e këtij qyteti, një qytet i pasur me histori dhe kulturë, të manastirasve të cilët janë të njohur për kozmopolitizmin dhe traditën e pasur qytetare. Angazhimi ynë si Qeveri është zhvillimi i ekuilibruar rajonal, sepse çdo qytet, çdo pjesë e vendit tonë është njësoj i rëndësishëm dhe duhet të zhvillohet. Manastiri është i rëndësishëm për të gjithë ne, dhe shpresoj se do të shihemi përsëri për gëzime tona të përbashkëta", tha zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.
Gjatë vizitës, kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, prezantoi aktivitetet e ndërmarra deri më tani në Shtëpinë e Eprorëve Ushtarakë në Manastir, si pjesë e restaurimit të saj që ka ndodhur në të kaluarën. Ajo vuri në dukje se u bë sanimi i pjesës së brendshme dhe të jashtme e një prej ndërtesave më të rëndësishme kulturore dhe historike në Pelagoni, e cila u ndërtua ndërmjet viteve 1909 dhe 1911 dhe përfundoi zyrtarisht në 1919. Ky objekt është një pikë referimi e Manastirit dhe akoma është një monument i kulturës së Manastirit. Restaurimi që u zhvillua në kuadër të këtij nënprojekti përfshin ruajtjen dhe restaurimin e skulpturave të fasadës, ndryshimin e fasadës, si dhe restaurimin e brendshëm, në mënyrë që të kthehet Shtëpia e Eprorëve Ushtarakë në një vend qendror për ngjarje dhe ekspozita kulturore gjatë gjithë vitit
Kryetarja e komunës Petrovska tha se zëvendësimi i mobilerisë së brendshme dhe sanimi i tualeteve tashmë ka përfunduar, kurse është instaluar një sistem i ri për ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe izolimin termik me një sistem të përshtatshëm të ngrohjes dhe ftohjes. Aranzhimi i platosë dhe rregullimi i hortikulturës përreth Shtëpisë së Eprorëve Ushtarakë është hapi i fundit i procesit të rehabilitimit dhe sipas planit, do të vihet në përdorim menjëherë pas përfundimit të punimeve në oborrin e objektit.
“Restaurimi i Shtëpisë së Eprorëve Ushtarakë i ka dhënë një pamje të re një prej ndërtesave më të njohura në qytetin tonë, e cila përsëri do të bëhet një vend që tërheq interesin e vendasve dhe turistëve. Kjo do të jetë një shtëpi e artit, do të ketë një sërë ngjarjesh kulturore, do të jetë e hapur për ngjarje të organizatave të ndryshme, komunitetit të biznesit, por edhe për ekspozitat muzeore që do të jenë fleksibile sepse qyteti është i pasur me gjetje arkeologjike të vendosura në bodrumin e Muzeut tonë, disa prej tyre janë artefakte që as njerëzit e Manastirit nuk i kanë parë ”, tha Natasha Petrovska, kryetare e komunës së Manastirit.
Rreth Projektit të Konkurrentshmërisë Lokale dhe Rajonale
Projekti për Konkurrentshmëri Lokale dhe Rajonale është një projekt kryesor për zhvillimin e turizmit në vend, i cili mbështet 57 nënprojekte të zbatuara nga komunat, ndërmarrjet mikro dhe të vogla, si dhe asociacionet që punojnë në fushën e turizmit në të 10 destinacionet turistike në të gjithë vend. Qëllimi i projektit është të rrisë pjesëmarrjen e turizmit në zhvillimin ekonomik lokal duke përmirësuar infrastrukturën, duke përmirësuar kapacitetet akomoduese dhe hotelierike, duke pasuruar ofertën turistike dhe duke rritur konkurrentshmërinë në sektorin e turizmit.
Projekti për Konkurrentshmëri Lokale dhe Rajonale financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, administrohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Kabineti i zëvendëskryeministrit të Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet.
Më shumë rreth projektit në: https://lrcp.mk/