Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit korrik 2021 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2020, është 104.9.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (15.4%), Arte, argëtim dhe rekreacion (15.1%) dhe Veprimtaritë të tjera shërbimi (13.7%).
Ulje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (8.1%), Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (4.4%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (3.7%).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit korrik 2021, është 42 627 denarë.