“Po hyjmë në fazën e fundit të aktiviteteve të regjistrimit në terren në të cilën po përfundohen të gjitha aktivitetet, që realizoheshin gjatë 20 ditëve të fundit. Apelojmë deri te qytetarët të kenë durim. Regjistrimi zgjat deri më 30 shtator dhe sigurojmë se askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi. Pikërisht për këto arsye, Enti Shtetëror për Statistikë do t’u mundësojë të gjithë atyre qytetarëve, të cilët për ndonjë arsye nuk arritën të realizojnë kontakt me regjistruesin, i cili ka kaluar në rrethin e tyre të regjistrimit, por nuk i ka gjetur, të mund të regjistrohen në lokacione të caktuara në komunën e tyre”, u theksua në konferencën tematike për shtyp të zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, të cilën e mbajti bashkë me Jasmina Gjorgieva nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Përfaqësuesja e ESHS-së Gjorgieva theksoi se këtë pasdite në ueb-faqen popis2021.stat.gov.
Gjorgieva theksoi se kjo u referohet qytetarëve te të cilët regjistruesi ka kaluar, por megjithatë nuk ka arritur të realizojë kontakt. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të kenë durim, sepse regjistrimi i popullsisë zgjat deri më 30 shtator, regjistruesit po punojnë intensivisht në terren dhe disa qytetarë do të vizitohen edhe në ditën e fundit. Ajo u shpreh e bindur se askush nuk do të lihet jashtë këtij procesi të madh statistikor, sepse qëllimi i Regjistrimit është përfshirje e plotë e të gjithë qytetarëve që aktualisht jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjorgieva në emër të Entit Shtetëror të Statistikës falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe në këtë proces dhe u shpreh e kënaqur nga fakti që qytetarët e kuptuan rëndësinë e Regjistrimit si operacion statistikor që është në interes të zhvillimit të shtetit dhe për të gjithë ne.
Zëdhënësi i Qeverisë, Hoxha, informoi se përfshirë ditën e sotme deri në orën 12:00, janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435.000 amvisëri dhe mbi 600.000 banesa, si dhe janë vetëregjistruar 195.477 qytetarë nga diaspora.
“Në emër të Qeverisë dua të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët tashmë e përfunduan këtë detyrim qytetar dhe apeloj edhe te të tjerët në vend dhe deri te diaspora të cilët akoma nuk janë regjistruar, ta bëjnë këtë. Të dhënat e Regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive në të ardhmen do të na ndihmojnë për planifikim afatgjatë të politikave, reformave dhe projekteve në interes të rëndësishëm për shtetin dhe qytetarët”, theksoi zëdhënësi Hoxha.