Zaev-Ollçak: Maqedonia e Veriut ka klimë të shkëlqyer afariste për kompani inovative

Maqedonia e Veriut është vend me klimë të shkëlqyer afariste ku kompanitë kanë mundësi për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të investimeve, është konkludimi nga takimi i Kryeministrit Zoran Zaev me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të “Filip Moris Interneshanall”, Jacek Ollçak.

Kjo është vizita e parë e Ollçak në Maqedoninë e Veriut, ku kjo kompani multinacionale ka marrëdhënie të partnerit me “Kombinatin e Duhanit” – Prilep në kompani të përbashkët.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi, të Bujqësisë Arijanit Hoxha dhe i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe udhëheqësia “Kombinatit të duhanit”-Prilep.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo vizitë e parë zyrtare e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të “Filip Moris Interneshanall”,është vetëm konfirmim se kompanitë globale e njohin Maqedoninë e Veriut si partner të sigurt për investimet e veta. Ai shtoi se klima afariste në vend mundëson kushte fer për të gjitha kompanitë që duan të investojnë dhe punësojnë të rinj.

Në takim Kryeministri Zaev tha se pikërisht investimi i “Filip Moris” dhe partneriteti strategjik me “Kombinatin e Duhanit” – Prilep, dëshmon se si kompanitë e përkushtuara kanë rezultate kur në vend ka kushte për zhvillim.

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i “Filip Moris Interneshanal”, Jacek Ollçak theksoi se “Filip Moris Interneshanall”, është i kënaqur nga ajo si zhvillohet bashkëpunimi me Qeverinë dhe udhëheqësinë e “Kombinatit të Duhanit”-Prilep. Në takim u bisedua për procesin e transformimit të Filip Moris Interneshanal”, në kuadër global ku në vitin 2016, kompania deklaroi se po riorientohej në prodhimin e alternativave më pak të dëmshme.

Ollçak theksoi se “Kombinati i Duhanit” – Prilep dhe Maqedonia e Veriut mund të luajnë një rol në atë proces transformimi, duke shtuar se kompania ka një vizion të guximshëm për një botë pa tym duhani dhe se me proaktivitet janë të mundshme ndryshime të mëdha dhe zhvillimi është i mundur.

Ollçak shtoi se iniciativa e fundit për hapjen e Qendrës për Kujdes për Përdoruesit në vend, tregon përhapjen e veprimtarive të vetë kompanisë ku nevojiten kuadro të reja dhe të edukuara. Qendra filloi me punë në Shkup dhe prej këtu do të kujdeset për përdoruesit e prodhimeve të reja inovative të kompanisë në Maqedoninë e Veriut, por edhe të 4 vendeve të tjera në rajon, Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Gjatë viteve të fundit “Filip Moris Interneshanall” bashkë me “Kombinatin e Duhanit” – Prilep arritën të krijojnë kompani efikase dhe përfituese e cila vendosi standarde të reja edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e “Filip Moris”, përveç drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, ishin të pranishëm edhe Marko Marioti, kryetar për Evropën Lindore në kuadër të “Filip Moris”, Aleksandar Jakovljeviq,, drejtor i përgjithshëm i EJL-së, Ivan Kostiq, drejtor i përgjithshëm i “Filp Moris Kombinatit të duhanit” – Prilep (FMKDP) SHPK Shkup, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë.