Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot, me ftesë të “Rrjetit të Zhvillimit të Biznesit për Evropën Juglindore” (SEEBDN – South East Europe Business Development Network) dhe Grupacioni TPA (TPA Group) nga Austria, merr pjesë në forumin "Bisedimet Strategjike Ekonomike", i cili mbahet në Savudria, Istri, në Republikën e Kroacisë.
Paradite, zëvendëskryeministri ishte pjesë e panelit “Perspektivat e investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë në Evropën Juglindore, si bazë për ndryshimet në sektorin energjetik”, ku foli për strategjitë, politikat dhe projektet e Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut të cilat zbatohen në sektorin energjetik.
Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave në sektorin energjetik, u miratua Ligji i ri për energjetikë i cili në përputhje me Pakon e tretë energjetikës të Sekretariatit të komunitetit energjetik, është miratuar Strategjia e Zhvillimit të Energjetikës deri në vitin 2040 dhe janë miratuar shumica e akteve nënligjore që mundësojnë zhvillimin e përshpejtuar të sektorit energjetik dhe zbatimin e një kalimi të drejtë dhe të barabartë në burimet e rinovueshme të energjisë.
“Ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat që janë një parakusht për tranzicionin energjetik, përfshirë liberalizimin e plotë të tregut, një hap që vendi ynë ka ndërmarrë si i pari në rajon. Kjo nuk është e vetmja gjë që kemi bërë si pionierë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ishim të parët që miratuam një ligj për energjetikën që është plotësisht në përputhje me rregulloret dhe direktivat e BE-së dhe me Komunitetin e energjetikës”, tha zëvendëskryeministri.
Bytyqi shtoi se në periudhën në vijim, në 5-7 vitet e ardhshme, sektori energjetik në Maqedoninë e Veriut do të transformohet plotësisht, me ç’rast do të realizohen një numër i madh të investimeve publike dhe private në burimet e rinovueshme të energjisë.
“Me Planin Ndërhyrës të Investimeve, i cili u miratua kohët e fundit nga Qeveria, në përgjigje të rimëkëmbjes më të shpejtë nga pandemia, por edhe për zhvillimin më të shpejtë dhe të qëndrueshëm të energjisë dhe ekonomisë, në përgjithësi, në një periudhë afatmesme prej 5 deri në 7 vjet, në vend do të investohen 3,2 miliardë euro në sektorin energjetik, kapital i përzier, investime private dhe publike. Me këtë në 5 vitet e ardhshme, ne do të transformojmë sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, drejt burimeve të gjelbra dhe të rinovueshme të energjisë. Kjo do të kontribuojë në një kalim të drejtë dhe të barabartë nga burimet konvencionale të energjisë me lëndë djegëse fosile në burime të rinovueshme të energjisë dhe do të përpiqet të përmbushë plotësisht Planin Nacional të Kontributeve i cili parashikon një reduktim të emetimeve të gazrave serrë me 82% deri në vitin 2030 në krahasim me ato në 1990” , theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi dhe shtoi se për të arritur këto parashikime, ne po punojmë në ndryshimin e ndërgjegjësimit të organeve shtetërore, por edhe edukimin e qytetarëve, sepse realizimi i agjendës së gjelbër të Qeverisë do të sjellë konkurrencë më të madhe në ekonomi, por mbi të gjitha ruajtja e shëndetit të qytetarëve, mbrojtja e mjedisit dhe cilësia më e mirë e jetës.