Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me kryetaren e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Krista Shveng, e cila dje dhe sot është në vendin tonë me rastin e Forumit të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Zaev përshëndeti edhe një herë organizimin e Forumit, i cili po mbahet si një ngjarje përgatitore për Samitin e BE -së për Ballkanin Perëndimor, i cili më 6 tetor në Slloveni, do të mbledhë së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare dhe vendeve nga rajoni dhe theksoi rëndësinë në temën qendrore të forumit "Përforcim i procesit aderues - Një perspektivë e kredibile e BE -së për Ballkanin Perëndimor".
Kryeministri Zaev në takimin, ku mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE -së në vendin tonë, ambasadori Dejvid Gir, theksoi se ai pret që rekomandimet e Forumit të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Ballkani Perëndimor të jenë pjesë e shtysës së re për mbështetjen e zgjerimit, që është i patjetërsueshëm për të ndërmarrë hapat e nevojshme për të zhbllokuar zgjerimin e BE -së.
Zaev potencoi se për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është një praktikë absolutisht e rregullt që në ballafaqimin e sfidave dhe problemeve të përbashkëta që nuk janë vetëm politike por edhe ekonomike dhe sociale, partnerët social dhe organizatat e shoqërisë civile kanë një rol kyç dhe thelbësor me përfshirjen e tyre aktive në hartimin e politikave, veçanërisht në pjesën e zbatimit të "agjendës së gjelbër" në përputhje me drejtimet e BE -së.
Kryetarja e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Krista Shveng në takim e konfirmoi përcaktimin për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE -së me Ballkanin Perëndimor, që do të përfshihet në deklaratën e shoqërisë civile në rajon nga forumi në Shkup dhe theksoi se shembulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut është frymëzuese për shkak të angazhimit të madh që shfaq vendi për evropeizmin e shoqërisë së vet dhe veçanërisht në pjesën e dialogut me partnerët socialë dhe shoqërinë civile.