Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot mori pjesë në një pjesë të programit të manifestimit "Ditët e orizit të Koçanit" që këtë vit për herë të 30 -të, të jubileut, mbahet në Koçan.
Kryeministri Zaev në manifestimin "Ditët e orizit të Koçanit" ishte bashkë me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Trajan Dimkovski dhe kryetarin e komunës së Koçanit, Nikollço Iliev.
Në vazhdim të kësaj kumtese, e përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në mënyrë të plotë:
"Më paraqet një nder të veçantë të marr pjesë në një pjesë të programit të manifestimit " Ditët e orizit të Koçanit ", organizator i të cilit është Komuna e Koçanit.
Një nga ato gjëra është manifestimi "Ditët e orizit të Koçanit", që këtë vit për herë të 30 -të popullarizoi orizin - simbolin e rajonit të Koçanit. Margaritari maqedonas në tavolinë.
Për nder të këtij jubileu të rëndësishëm, ju dërgoj urimet e mia të sinqerta të gjithë prodhuesve të orizit dhe Komunës së Koçanit, e cila si organizatore e kësaj ngjarje në vend dhe në rajon e feston sezonin e vjeljes nga fushat e Koçanit.
Me simbolin e tij ndërkombëtar, ky manifestim u bë një vend për takime dhe miqësi midis nikoqirëve dhe mysafirëve nga delegacionet ekonomike dhe kulturore nga më shumë vende.
Kur bëhet fjalë për mbështetjen për bujqësinë dhe prodhimin e orizit në veçanti, më lejoni të theksoj se si kurrë më parë, që nga ekzistimi vendit tonë, asnjë Qeveri nuk ka ndarë buxhet për bujqësinë dhe bujqit siç kemi bërë në këtë dhe mandatin e mëparshëm.
Vitet e fundit, me përpjekje të fuqishme të shtetit, janë bërë lëvizje që stimulojnë prodhimin e orizit.
Politika e re për subvencionim me ndarjen e orizit nga drithërat e tjerë dhe rritjen e subvencioneve që realizuam vitin e kaluar, është një konfirmim për përpjekjet e sinqerta të kësaj Qeverie për zhvillimin e prodhimit të orizit.
Subvencionet për tokë të punueshme me përdorim të detyrueshëm të materialit faror të certifikuar nga 12.000 denarë kemi dyfishuar dhe tani vlera është 25.000 denarë, ndërsa për ata prodhues të orizit pa përdorim të detyrueshëm të materialit të farës së certifikuar, kemi trefishuar subvencionet nga 6.000 në 18.000 denarë.
Këtë vit, në njësinë rajonale të Ministrisë në Koçan, u paraqitën 1.020 karta për naftë të gjelbër, me qëllim që të ndihmojnë në uljen e shpenzimeve të prodhimit të makinerive bujqësore.
Paguam edhe subvencionet për kulturat bujqësore, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi në vlerë prej rreth 640.5 miliardë denarë, para të cilat përfshijnë subvencionet për prodhuesit e orizit që ishin paguar në llogaritë e mbi 2.000 subjekteve.
Që nga viti 2019, pikërisht në Komunën e Koçanit kemi filluar një projekt kapital dhe ai është ndërtimi i digës "Reçani", ku aktivitetet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së ndërtimit pavarësisht krizës pandemisë ekonomike dhe shëndetësore. Ky investim kapital duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024 dhe do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujitje të qëndrueshme të rreth 1.500 hektarëve tokë bujqësore, si dhe prodhimin e energjisë elektrike përmes ndërtimit të dy hidrocentraleve.
Fusha e Koçanit ka kushte ideale për prodhimin e orizit të famshëm të Koçanit. Nga korrja këtë vit pritet të prodhohet prodhim i përgjithshëm i arpës së orizit prej 17,000 ton, nga të cilët 2,500 ton arpë orizi nga ndërmarrjet bujqësore dhe 14,500 ton arpë orizi nga bujqit individualë.
Më lejoni të përfundoj duke theksuar se monitorojmë rregullisht situatën reale në bujqësi dhe se kjo është një veçori e kësaj Qeverie dhe Ministrisë i mbetet edhe më tej, menjëherë i pranojmë sugjerimet dhe bisedojmë për avancimin e mbështetjes së bujqve dhe prodhuesve të orizit në veçanti.
Kjo është detyra jonë sepse bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë maqedonase. Pikërisht për këtë i kushtojmë theks të veçantë masave dhe projekteve të zhvillimit dhe investimeve të reja që do të kontribuojnë në rritjen e përshpejtuar të kësaj dege strategjike ekonomike.