“BE dhe Ballkani Perëndimor gjithmonë do të jenë më të fortë së bashku. Edhe pse ky Samit nuk i kushtohet ekskluzivisht vetëm zgjerimit të BE -së, megjithatë, e hap rrugën për vazhdimin e bisedimeve që do të sigurojnë zbatimin e vendimeve të zgjerimit të miratuara në mars të vitit të kaluar. Shpresoj që në dhjetor të vitit 2021 do të kemi një proces dhe rezultat fitimprurës, jo disfatë-disfatë. Ne këtu të gjithë kemi përgjegjësi për ta bërë këtë", tha Kryeministri Zoran Zaev në sesionin e dytë tematik të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bërdo-Kranj në Republikën e Sllovenisë, kushtuar zgjerimit të BE-së.
Kryeministri Zaev theksoi se është shumë e rëndësishme që në këtë Samit është e gjallë fryma e korrikut të këtij viti, kur Sllovenia mori kryesimin me BE-në dhe kur fuqishëm u shpreh përkushtimi për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Besoj, dhe shpresoj se do të ndani të njëjtin mendim me mua, kur them se nevojitet një shtysë e re për të përshpejtuar procesin e vendimmarrjes, sepse bllokada do të vazhdojë t’i inkurajojë forcat retrogradë të cilët kundërshtojnë unitetin dhe vlerat evropiane, të cilat janë vlerat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të cilat ne i kemi pranuar dhe përkujdesur", tha kryeministri Zaev.
Zaev theksoi se Maqedonisë e Veriut mori gjithçka që ishte e nevojshme dhe që u konfirmua si pozitive në mars të vitit 2020, dhe është e gatshme të ndërmarrë hapa shtesë të pranueshme, por se e njëjta përgjegjësi pritet nga ana tjetër për të tejkaluar bllokadën për zgjerimin e BE –së.
"Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjës evropiane, do të intensifikojmë bisedimet me fqinjin tonë Bullgarinë dhe sinqerisht do të ndërmarrim hapa për të zgjidhur çështjet e hapura. Deri më tani ne kemi treguar gatishmëri dhe kontribut konstruktiv në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe përmes respektit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së dinjitetit nacional, por çështjet e identitetit janë thjesht të pamundura për t'u negociuar", tha Kryeministri Zaev.
Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugën e reformave, tha Zaev dhe shtoi se përmes strategjive qeveritare "Veprimi 2021" dhe "Evropa në vend", seriozisht zbatohen vlerat evropiane.
“BE -ja duhet të gjejë një formulë për mbajtjen e fjalës dhe vazhdimin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të shohin dështim të madh në politikat e Unionit nëse urgjentisht nuk u ofrohet perspektiva evropiane.
"Ky proces nuk ka alternativë dhe për këtë shkak ne mbetemi të përkushtuar në qëllimin tonë strategjik - anëtarësimit në BE përmes zbatimit të plotë të vlerave dhe standardeve evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Kryeministri Zoran Zaev në sesionin e dytë tematik të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bërdo-Kranj në Republikën e Sllovenisë, kushtuar zgjerimit të BE-së.