Kompania gjermane WPD, do të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër – Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milionë euro. Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën për shtyp në prani të ambasadores së Gjermanisë, Anke Holshtajn, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të kompanisë, theksoi se ky nuk është investimi më i madh gjerman në vend por ky është investimi më i madh i drejtpërdrejt grinflid në ekonominë e vendit, që nga pavarësia deri më sot.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
“Të nderuar qytetarë,
Kjo konferencë për shtyp është për sferën e energjetike, një nga sektorët prioritare në të cilat fokusohet Qeveria.
Ne u përcaktuam të sigurojmë burime energjetike më të lira dhe të ripërtërishme, ambient të shëndetshëm jetësor dhe ajër më të pastër për të gjithë, përmes investimeve në burime të energjisë të ripërtërishme, të gjelbra dhe ekologjike.
Sot, me ne janë investitorët strategjik nga Gjermania, kompania WPD, e cila do të ndërtojë një elektranë të erës prej 415 megavat në fushat e vendit, në drejtimin e komunave të Kumanovës – Nagoriçani i Vjetër- Rankovc - Kriva Pallankë, me vlerë prej rreth 500 milionë euro , ose gjysmë miliardë euro.
Të nderuar qytetarë, ky nuk është vetëm investimi më i madh gjerman në vend- ky është investimi më i madh i drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, në përgjithësi, nga pavarësia deri më sot.
Këto janë përfitimet e Ligjit për investime strategjike. Investitorët e mëdhenj i njohin mundësitë ekonomike, sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe sjellin vendime të guximshme për investim në Maqedoninë e Veriut.
Do të ndërtohet park i erës i ashtuquajtur “Virovi” i cili do të jetë kapaciteti më i madh i burimeve të ripërtërishme të energjisë në Maqedoninë e Veriut. Për krahasim bëhet fjalë për kapacitet të cilin e posedojnë dy blloqe në kapacitet e instaluara nga REK “Bitola” në vitet më të mira. REK Bitola ka gjithsej tre blloqe.
Në zonë në drejtim nga Kumanova drejt Kriva Pallankës do të vendosën 69 turbina të reja të erës që është katër herë më shumë nga 16 e deri më tanishmet që i shohin në kufirin e Greqisë, dhe më e rëndësishmja turbinat e erës të cilat do të krijojnë mbi 400 megavat rrymë nga era në vend.
Në skenarin e gjelbër, teknologjitë me rritjen më të shpejtë janë elektranat fotovoltaike dhe të erës dhe strategjia jonë parashikon rreth 1.500 megavat elektrana fotovoltaike dhe rreth 700 megavat elekentra të erës.
Nuk ka dyshim, investimi më i madh në historinë e investimeve në vend është dëshmi se skenari i gjelbër është i mundur.
Ky projekt është më shumë se gjysma e 700 megavatëve të parashikuara në strategjinë tonë dhe së bashkë atë tani më të ndërtuar në Bogdanci dhe me autorizimet e lëshuara deri më tani nga Qeveria, numri tejkalon 600 megavat, që është 85% e parashikuar në Strategji.
Më e rëndësishmja është se Parku i erës "Virovi" nuk do të përdorë asnjë tarifë preferenciale nga shteti. Kjo nënkupton furnizimin me energji elektrike të 290,000 amvisërive dhe investimi do të bëhet në disa faza.
Jam shumë i kënaqur që bëhet fjalë për kompani me të vërtetë serioze e cila punon në 28 vende në botë me mbi 5000 megavat të kapacitetit të instaluar në burime të ripërtërishme të energjisë, që do të thotë e kanë përvojën dhe njohurinë e nevojshme për realizim të suksesshëm të këtij projekti.
Investimet vijnë sepse reformat janë bërë mirë, ne kemi miratuar legjislacionin e nevojshëm dhe kemi krijuar kushte për të investuar në një vend të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Ky është thelbi i ekzistencës së qeverive dhe administratave: Të krijohen kushte të drejta për të gjithë. Ne punojmë në përputhje me rregullat evropiane, me investitorë seriozë dhe të dëshmuar në fushën e vet.
Të nderuar,
Ne vazhdojmë me kalimin në burime të pastra të energjisë përmes aplikimit të burimeve të energjisë ekologjike: ujë, diell dhe erë, të gjitha me qëllim të eliminimit të përdorimit të qymyrit si burim energjie.
Pikërisht për këtë ne sollëm legjislacion të ri të harmonizuar me Direktivat e BE -së, një mënyrë e re për të mbështetur investimet në termocentralet fotovoltaike dhe elektranat me erë, e cila u njoh menjëherë nga investitorët vendas dhe të huaj.
Me këtë rast, do të doja të theksoja edhe një herë se me ndërtimin e dy termocentraleve 50 megavat në Osllome për investitorët privat, si dhe dy 10 megavat të investimit të vetë EMV-së, ne po bëjmë tranzicionin e parë të energjisë nga qymyri në elektranë fotovoltaike.
Ky është shembull për vendet e tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.
Aplikimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasiteti i energjisë janë pjesë e kornizave të zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian e cila ka një qëllim të qartë - Evropë neutrale dhe më rezistente klimatike deri në vitin 2050.
Vendi ynë gjithashtu mbështet Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për një ekonomi të qëndrueshme duke i kthyer sfidat klimatike dhe të mjedisit në mundësi dhe duke e bërë tranzicionin e drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.
Të nderuar qytetarë.
Më e rëndësishme nga gjithçka është se e kemi investimin më të madh të drejtpërdrejt për prodhimin e rrymës nga era e vendit, investim i cili sjell punësime, energji të pastër dhe më të lirë.
Energji të gjelbër.