Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, paga mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit gusht 2021 është 28.642 denarë.
Kjo do të thotë rritje prej 4% në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, më saktë për 1.107 denarë. Rritje e pagës mesatare neto është regjistruar edhe në raport me muajin korrik të këtij viti, kur paga ka qenë 28.540 denarë.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (14.0%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (13.4%) dhe Veprimtaritë të tjera shërbimi (12.6%).
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (5.5%), Art, argëtim dhe rekreacion (3.6%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (3.1%).
Sipas statistikës, paga mesatare mujore neto është regjistruar në sektorin e informacioneve dhe komunikimeve, më pas vijojnë veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës e konfirmojnë trendin në rritje të pagave i cili është rezultat i masave ekonomike dhe politike që i zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale.
Nëse të dhënat e fundit i krahasojmë më muajin gusht të vitit 2017 kur paga minimale ka qenë 22.912 denarë, diferenca është 5.730 denarë.
Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritje të pagave prej 20% deri në 30% me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë në vend.