Shtatë shtetas afganë, katër të rritur dhe tre fëmijë, sot në mëngjes u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes Stambollit për në Portugali si destinacion të përhershëm.
Bëhet fjalë për punonjës të organizatave ndërkombëtare dhe familjet e tyre, të cilëve në të kaluarën vendi ynë u ka siguruar strehim të përkohshëm si pjesë e një operacioni humanitar ndërkombëtar për të ndihmuar popullatën pro-demokratike në Afganistan, e cila është nën kërcënimin e qeverisë së re talebane në vend.
Maqedonia e Veriut aktualisht po ofron strehim për 400 shtetas afganë.
Ata marrin tërë mbështetjen e nevojshme këtu derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet e qëndrimit mbulohen nga organizatat ndërkombëtare.