Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të 119-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetje në interes të opinionit.
Ata kumtuan se Qeveria në mbledhjen e djeshme e shqyrtoi dhe e pranoi Planin Operativ të rishikuar për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2021, me të cilën sigurohen mjete shtesë në vlerë prej 284.960.000 denarë për 1.216 punësime të reja në sektorin real.
Siç informuan zëdhënësit, në mbledhjen e 119-të të Qeverisë u përcaktua teksti i Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilin sigurohet mundësi juridike për zgjedhje të mjekut amë në shtëpinë e shëndetit publik në rast kur nuk ka numër të mjaftueshëm të mjekëve të zgjedhur në komunë, si dhe përjashtim që një institucion shëndetësor publik-spital i cili kryen veprimtari shëndetësore specialistike-konsultative dhe spitalore shëndetësore nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe pediatrisë mund të organizojë shërbime shëndetësore në nivel primar në këto veprimtari për pacientët të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore në nivel primar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ekipeve në rajonin e vendbanimit.
Propozimi cakton edhe mundësinë që specialistët dhe subspecialistët të kryejnë kujdestari në institucione të tjera shëndetësore, të ndryshme nga institucioni shëndetësor në të cilin janë të punësuar, me qëllim të qasjes më të afërt drejt pacientëve dhe nevojave të tyre.
Zëdhënësit në konferencën e sotme për shtyp ndanë disa segmente të rëndësishme nga Propozim-buxheti për vitin 2022. Ata informuan se karakteristikë kryesore e këtij Buxheti është komponenti zhvillimor, me të cilën sigurohet financim i pandërprerë i funksioneve të shtetit dhe mbështetje financiare për rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim ekonomik të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Investimet kapitale në Propozim-buxhetin për vitin 2022 janë planifikuar në shumë prej 37.8 miliardë denarë, të cilat janë diku rreth 27% më të larta në raport me vitin 2021.
Mbetet përcaktimi për optimizmin e administratës përmes kontrollit të punësimeve të reja, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të të punësuarve dhe rritje të motivimit për plotësim i tërësishëm, profesional dhe cilësor i detyrave të punës. Janë parashikuar edhe rritje të pagave për punonjësit shëndetësor, inspektorët, gjyqësorin dhe prokurorinë, ushtarë profesional, të punësuarit në strukturën IPA, policinë pyjore.
Siç u tha, Buxheti për vitin 2022 ka katër qëllime themelore: Ruajtja e shëndetit dhe jetëve të qytetarëve, rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të përshpejtuar, qëndrueshmëri fiskale dhe financim i pandërprerë i funksioneve themelore të shtetit dhe mbështetje për reformat në gjyqësor dhe në integrimet euro-atlantike.
Në konferencën e sotme për shtyp u kumtua se Me kërkesë të sindikatave dhe në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë është përgatitur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e marrëdhënieve të punës. Me këtë propozim definohet se dita e diel është ditë pushimi javor dhe presim që shpejtë të miratohet nga ana e Kuvendit, sepse është në drejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me këtë Propozim-ligj mundësohet që mbi 92% e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe me këtë të krijojnë baraspeshë mes jetës private dhe asaj profesionale. Gjithashtu ndryshimet parashikojnë së paku 50% mëditje më të lartë dhe ditë të lirë.
Zëdhënësit informuan se ndërmarrja publike “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” kumtoi se me sukses ka përfunduar thirrja publike për oferta për zgjedhjen e realizuesit për rehabilitim dhe ndërtim të fazës së parë nga hekurudha Kumanovë – Beljakovc dhe për fazën e dytë për rikonstruim dhe ndërtim të aksit rrugor Beljakovc – Kriva Pallankë. Pas kësaj do të vijojë vlerësim dhe zgjedhje e ofruesit më të volitshëm, me të cilën do të krijohen kushte për fillimin e punëve ndërtimore të Korridorit 8. Konstruksion financiar për këtë projekt është siguruar përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe grant investimi të miratuar përmes instrumentit Fond Investues për Ballkanin Perëndimor të BE-së.
Në konferencën për shtyp u kumtua se Qeveria, përmes Sekretariatit të Përgjithshëm, ditëve në vijim do të bëhet pagesa e mbështetjes financiare për 19.060 prodhues të duhanit me vlerë të përgjithshme prej 300 milionë denarë në kuadër të pakos për mbështetje për uljen e pasojave të shkaktuara nga KOVID-19. Bëhet fjalë për mbështetje nga tre denarë për kilogram për duhan të prodhuar dhe të shitur të papërpunuar të klasit së dytë dhe 16 denarë për kilogram për duhanin e prodhuar dhe të shitur të papërpunuar nga klasi i 3-të dhe i 4-t. Kësaj mbështetje financiare i parapriu edhe pagesa e subvencioneve për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar në vlerë prej 1.7 miliardë denarë, me të cilën mbështetja e Qeverisë për prodhimin e duhanit në vit të krizës ekonomike dhe shëndetësore në botë është dy miliardë denarë.
Lidhur me paralajmërimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për masa të reja për mbrojtje dhe parandalim nga KOVID-19, të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse zëdhënësit në pyetjen gazetareske sqaruan se këto masa do të shqyrtohen në mbledhjen e parë të ardhshme të Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës dhe më pas do të propozohen për miratim në mbledhjen e Qeverisë.
Masa e propozuar e Komisionit është miratuar me konsensus dhe me të parashihet të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe vetëqeverisjes lokale, gjatë shkuarjes në vendin e punës të tregojnë vërtetim për pranimin e së paku një vaksine apo test PCR negativ, që do të vlejë së paku 72 orë, ndërsa do të bëhet me shpenzime personale, ose të do paraqesin vërtetim që e kanë kaluar KOVID-19, jo më i vjetër se 45 ditë, ose duhet të kenë vërtetim nga mjek specialist që nuk guxojnë ta pranojnë vaksinën.
Komisioni për Sëmundje Ngjitësi rekomandoi që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësor, ndërkaq masat e propozuara sot, të hyjnë në fuqi 10 ditë pasi t’i miratojë Qeveria, me qëllim që qytetarët të kenë kohë të vaksinohen, si dhe 30 ditë për ata punonjës shëndetësor të cilët në këtë moment akoma janë të pavaksinuar.
Rekomandohet që këtyre masave t’u bashkëngjiten edhe kompanitë private, me qëllim që të mbrohen kapacitetet prodhuese dhe procesi i tërësishëm ekonomik në vend.