Në takim u theksua dhe u përshëndet kontributi i veçantë i Kryeministrit Zaev për stabilitetin e shtetit tonë dhe të rajonit. Gjithashtu u theksua mbështetja e fuqishme nga Republika e Austrisë për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe konkretisht për fillimin e bisedimeve të BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dhjetor të këtij viti. U shpreh interes i madh nga ana austriake për investime të reja në shtet.
Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e madhe, miqësore, parimore nga Austria, si një nga mbështetësit më të mëdhenj të perspektivave euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend, por edhe për solidaritetin e dëshmuar gjatë kohës së pandemisë.
“Kemi punuar në një plan reformash, kemi treguar lidership në zgjidhjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë përmes dialogut, jemi shembull në rajon për një shoqëri multietnike funksionale, një dhe të barabartë për të gjithë dhe presim që Bashkimi Evropian të përmbushë premtimin e tij dhe të fillojë së shpejti bisedimet me BE-në. Kemi një shumicë të qëndrueshme parlamentare, presim rritje të shumicës, nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare – përkundrazi, deri në zgjedhjet e rregullta në qershor të vitit 2024, Qeveria do të angazhohet për zhvillim të fuqishëm ekonomik”, tha Kryeministri Zaev.
Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev sqaroi përfitimet dhe mbështetjen që kanë investitorët nga vendi. Përfaqësuesit e delegacionit të biznesit shprehën interes të veçantë për investime të mundshme në energjetikë dhe veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë.