Zëdhënësit e Qeverisë për temat nga mbledhja e 122-të dhe mbledhja e 123-të: Do të vazhdohet afati i gjendjes së krizës energjetike edhe për gjashtë muaj

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në dy mbledhjet, të 123-të dhe 122-të, që u mbajtën dje dhe sot, si dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave.

Hoxha dhe Arsovski theksuan se në mbledhjen e sotme të 123-të, e cila u mbajt përmes lidhjes me internet, e miratoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për furnizim me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike.

Me Propozim-vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratohet afati për vazhdimin  e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, gjegjësisht deri me 9 qershor të vitit 2022, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të gjendjes në furnizim me energji elektrike.

Zëdhënësit Hoxha dhe Arsovski, në konferencën e rregullt për shtyp, e cila mbahet pas mbledhjeve të Qeverisë, nënvizuan se është miratuar vendim për shpërblim financiar  të njëhershëm në shumë prej  30 denarë për një pacient  për mjekët amë nëse arrijnë dhe tejkalojnë 70% me vaksinim  të pacientëve  të tyre nga numri  i përgjithshëm i  pacientëve të regjistruar tek ata.

Me propozim të Komisionit për Emërime, në  mbledhjen e Qeverisë, Prof.Dr. Vllado Buçkovski është emëruar për përfaqësues të posaçëm i RMV-së për Republikën e Bullgarisë, me të cilin praktikisht i vazhdohet  mandati  i cili skadon sot.

Është miratuar edhe Vendim për shpërndjarjen e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për mbështetjen e implementimit të Dekadës dhe Strategjisë për romët.

Me 14.9 milionë denarë  të parashikuara me këtë programë do të financohen më shumë projekte infrastrukturore në komunitetet rome në Kriva Pallankë, Kavadar, Prilep, Koçan, Raknovcë, Dellçevë dhe Shuto Orizare.
 

Zëdhënësit informuan se dje janë miratuar tekstet e Propozim-ligjit për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia me KOVID-19 për prodhuesit dhe blerjen e prodhimeve bujqësore mollë dhe oriz, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia në prodhimin, blerjen e rrushit dhe dhe industrinë e verës, me plotësim të shfrytëzuesve të rinj të mbështetjes financiare ,me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Zëdhënësit e Qeverisë, në pyetjen e gazetarëve, për planifikim të rritjes eventuale të rrymës theksuan se çmimi i energjencave  janë në rritje të vazhdueshme në bursat botërore dhe ka mungesë të energjisë elektrike dhe se të gjitha aspektet do të merren parasysh kur të diskutohet kjo situatë në një nga mbledhjet e ardhshme.

“Fokusi i SHA “EMV” është në rritjen e prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike dhe i ndërmerr të gjitha hapat për vazhdimin e prodhimit të vazhdueshëm të energjisë elektrike gjatë sezonit të ngrohjes. Në REK Bitola është intensifikuar nxjerrja e qymyrit për nevojat e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët. Nga Shqipëria janë siguruar 90,000 tonë qymyr shtesë për të filluar prodhimin e energjisë elektrike për ekonominë me çmime më të volitshme se bursat aktuale. Për të njëjtin qëllim, thirrja publike e fundit që u shpall ditëve të fundit për furnizim të 810.000 tonë qymyr, do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit 2022. Pas remontit njëmujor, sot filloi me punë edhe REK Osllomej dhe për aty po sigurohet qymyr shtesë”, informuan zëdhënësit.

Zëdhënësit e Qeverisë informuan se pjesë e strategjisë për tejkalimin e krizës energjetike është edhe aktivizimi i TEC “Negotino” për të cilën është shpallur thirrje publike për furnizim me mazut. Ofertat priten deri sot, pas së cilës do të hapen edhe pas furnizimit dhe dërgimit të mazutit dhe TEC “Negotino” do të kyçet në prodhimin.

“Shteti i ndjek gjendjet në të gjitha sektorët, duke përfshirë edhe industrinë përpunuese dhe ushqimore. Qeveria është në dialog të hapur të vazhdueshëm me të gjitha palët e prekura në ekonomi. Një komunikim i tillë zhvillohet përmes platformës për dialog social-ekonomik që i përfshin partnerët social dhe katër odat më të mëdha përmes së cilës mbahen takime të rregullta dhe patjetër a nuk është ndalur. Ajo që mund të thuhet është se nuk duhet të krijohet panik me njoftime për rritje të larta të çmimeve. Ekzistojnë mekanizma, Qeveria i siguron qytetarët dhe afaristët se do të vazhdojë të jetë partner me të gjitha palët e interesuara për t'iu përgjigjur siç duhet çdo sfide”, u përgjigj në pyetjen për politikat e planifikuara për rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësit informuan se trupat e 45 personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, do të dërgohen në Maqedoninë e Veriut me fluturim të organizuar të premten (03.12.2021), pasi nesër, siç pritet, do të përfundohet obduksioni i trupave sipas informacioneve të Prokurorisë bullgare.

Trupat e të vdekurve, sipas protokollit shtetëror, do t’ju dërgohen familjeve.