Bekteshi: Ngrihen edhe çmimet e orizit, pastave dhe vezëve

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në mbledhjen e sotme solli  vendim të zgjerojë  listën e produkteve për të cilat çmimet që janë zbatuar më 1 dhjetor të vitit 2021 në treg me pakicë dhe shumicë.

“Lista po zgjerohet me tre produkte të reja ushqimore bazë: oriz, vezë dhe pasta”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas ministrit, ky vendim ka për qëllim parandalimin e rritjes eventuale të çmimeve të këtyre produkteve themelore, të cilat, ashtu si produktet  tjera themelore ushqimore përdoren masovikisht për konsum nga popullata.

Përjashtohen çmimet e zbritjeve të përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.

Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar të vitit 2022.