Kovaçevski-Bërnz: Të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik me theks në projektet energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriut, Dimitar Kovaçevski sot priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt  Mari Bërns.
 

Ambasadorja Bërns e uroi Dimitar Kovaçevskin për zgjedhjen e tij si Kryeministër dhe i dëshiroi sukses në zbatimin e qëllimeve programore të kabinetit të ri qeveritar, ndër të cilat bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në krye të prioriteteve të politikës ndërkombëtare të vendit.

 
Në takimin e Kryeministrit Kovaçevski dhe ambasadores Bërnz u bisedua edhe për përcaktimin për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në nxitjen e projekteve dhe investimeve të cilat do të mundësojnë pavarësi të përhershme dhe të qëndrueshme energjetike të Maqedonisë së Veriut.
Në takim u bisedua se për Uashingtonin Maqedonia e Veriut dhe rajoni mbeten interesa të rëndësishme gjeostrategjike dhe në këtë drejtim për Shtetet e Bashkuara është thelbësore që të zhbllokojnë procesin e integrimit evropian të vendit dhe të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare me Brukselin dhe hapjen e kapitujve të parë  në procesin e anëtarësimit në BE.
 
Kryeministri Kovaçevski në takimin e punës me ambasadoren  Bërnz theksoi se vizita zyrtare e paralajmëruar e Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov dhe anëtarëve të qeverisë së tij më 18 janar është  mesazh i mirë që paralajmëron një hap serioz përpara për çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të dyja palët.
 
Ambasadorja Kejt Mari Bërnz theksoi se për SHBA-të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si fqinjë dhe aleatë më të afërt në NATO, janë të një rëndësie të veçantë dhe se me rëndësi të veçantë është zgjidhja e shpejtë e çështjeve kyçe që do të mundësojnë vazhdimësinë e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.