Me ceremoni shtetërore para Qeverisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, e priti Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov, i cili arriti në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov do të realizojnë takim tet-a-tet, ku pritet të diskutohet për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe për dinamikën e re më intensive të kontakteve dhe të dialogut që është me rëndësi të madhe për raportet mes dy vendeve.
Në Qeveri takime të ndara mbahen edhe mes zëvendëskryetarit të Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq me Kristian Vigenin, zëvendëskryetar i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, ministrat për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, si dhe ministrat për transport dhe lidhje të të dyja vendeve, Bllagoj Boçvarski dhe Nikollaj Sabev.