Kryeministri Petkov dorëzoi aplikacionin "dDnevnik" Qeverisë maqedonase dhe Kryeministrit Kovaçevski, i dobishëm për parandalimin dhe trajtimin e diabetit

Kryeministri bullgar Kiril Petkov i dorëzoi Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski aplikacionin “dDnevnik” i cili do t'ua lehtësojë jetën personave me diabet në vendin tonë.
 
 Zgjidhja softuerike "dDnevnik" është përgatitur nga talentet më të mirë të Kompanisë "Skeil Fokus", i cili si investimi më i madh i huaj nga Bullgaria në sektorin e IT-së punon në vendin tonë që nga viti 2019.

 Bëhet fjalë për Projekt të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, përmes Programit operativ për zhvillim, në të cilin Kompania “Skeil Fokus” është partner bashkë me Fondacionin Metamorfozis nga Shkupi, që ka mision t’i afrojë teknologjitë digjitale te të gjithë qytetarët.

Ideja për zhvillimin e këtij aplikacioni është e mbështetur dhe e pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë realizimit të Projektit, ekipi i Skeil Fokus zhvilloi aplikacionin “dDnevnik”, duke u konsultuar me mjekë, endokrinologë dhe sigurisht me shoqatat e personave me diabet.

Përdoruesit e këtij aplikacioni do të kenë mundësi ta përdorin atë falas në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe dhe do të jenë në dispozicion të përdoruesve nga muaji shkurt i këtij viti. Për disa muaj ky aplikacion do të aktivizohet edhe në gjuhën bullgare në Republikën e Bullgarisë, për pacientët e atjeshëm. Ky aplikacion celular është i disponueshëm si në platformat IOS po ashtu edhe në Android.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Skeil Fokus, Plamen Cekov, para të pranishmëve tha se përmes aplikacionit “dDnevnik” personat me diabet do të mund të përballen me sukses me sfidat e diabetit dhe do të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin më efektiv.

"dDnevnik" u mundëson pacientëve të shkruajnë vlerat e matura të sheqerit në gjak në celularët e tyre në vend që t’i shkruajnë në letër. Analizat e marra për një periudhë të caktuar kohore, aplikacioni mundëson që të ndahen me mjekët apo anëtarë të tjerë të afërt të familjes, përmes rregullave të paracaktuara nga përdoruesi”, tha Cekov.

Menaxherja e përgjithshme e “Skeil Fokus” për vendin tonë, Sofçe Jovanovska tha se satisfaksioni profesional i gjithë ekipit të kompanisë nga krijimi i këtij lloj aplikacioni është i madh, i cili do të lehtësojë jetën e personave me diabet dhe do të mundësojë qasje më të lehtë për mjekët deri te të dhënat për shëndetin e pacientëve.

Ky është vetëm një prej mbi 500 projektet botërore që Skeil Fokus u ka ofruar më shumë se 300 klientëve në mbarë botën, në Amerikë, Evropë dhe Azi. Këtë vit, Skeil Fokus po feston 10 vjetorin e tij, 10 vjet rritje dhe zhvillim të shpejtë, të njohur nga Forbes dhe Financial Times, të cilat vitet e fundit e kanë renditur kompaninë si një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në Evropë.

Në Shkup, kompania filloi punën me 10 punonjës, ndërsa sot numri tejkalon mbi 130 persona. Plani i biznesit i Skeil Fokus është të motivojë dhe mbajë të rinjtë e kuadrove të IT-së për të qëndruar në vend.