Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pritur sot me nderimet më të larta shtetërore në Sofje, në një ceremoni të mbajtur në sheshin “Aleksandër Nevski”.
Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov, i shoqëruar nga ministrat në qeverinë e tij, e priti ngrohtësisht kryeministrin Kovaçevski dhe anëtarët e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë akt solemn filloi vizita zyrtare dyditore e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë, në kuadër të së cilës është paraparë të mbahet një takim i përbashkët i dy qeverive.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov sipas programit të vizitës zyrtare, vendosën lule te përmendoret e Luftëtarit të Panjohur dhe vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, më pas u drejtuan në Qendrën Kulturo-Informative të Maqedonisë për të shënuar fillimin e Korrespondencës së Agjencia për Informim për Media të Maqedonisë së Veriut (MIA).
Në agjendën e ditës së parë të vizitës zyrtare në Sofje është edhe një vizitë në Universitetin “St. Klementi i Ohrit”.