Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në margjinat e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Bullgarisë, realizoi takim me kryetarin e Lëvizjes për të drejta dhe liri dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Mustafa Karadaj.
Në takimin me Karadajn, ku morën pjesë edhe Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Goran Milevski, ministër i vetëqeverisjes lokale, kryeministri Kovaçevski e përcolli kënaqësinë e tij dhe të anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga vizita zyrtare e kthimit në Sofje vetëm shtatë ditë pasi në Shkup, gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Petkov u ra dakord që seancë e përbashkët e dy qeverive do të mbahet brenda një jave.
Kryeministri Kovaçevski dhe Kryetari i Lëvizjes për të drejta dhe liri dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Bullgarisë, Mustafa Karadaj, shprehën shpresën e përbashkët se dialogu i intensifikuar mes dy vendeve në nivelin më të lartë do të japë shpejt rezultatet e pritura, të cilat pritet të zgjidhin çështjet e hapura mes dy vendeve dhe të zhbllokojnë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.