Kovaçevski në Konferencën BGMK 2030: Me Kryeministrin Petkov synojmë të hapim një fushë më të gjerë për bashkëpunim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në hapjen e Konferencës BGMK 2030: Kontributi i qytetarëve në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës, organizuar nga Liberal Internacional  në bashkëpunim me Universitetin Amerikan të Evropës - FON, u mbajt në Shkupi.

Në Konferencë kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, ndërsa në programin përcjellës të Konferencës në pjesën për bashkëpunim ndërmjet institucioneve arsimore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

 

Në Konferencë kanë marrë pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputeti në Parlamentin Evropian Ilhan Kuçuk, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë Angel Angellov, rektorja e Universitetit Amerikan të Evropës - FON, Biljana Puleska Janushevska, prorektori i Universitetit  “Kirili dhe Metodi” në Veliko Tërnovo, Republika e Bullgarisë, Milko Palangurski, si dhe shumë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Në bashkëngjitje të këtij njoftimi, e përcjellim në mënyrë të plotë fjalimin e  Kryeministrit Kovaçevski në Konferencën BGMK 2030: Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës:

“Së pari ju falënderohem për organizimin e këtij eventi. Me Kryeministrin Petkov thamë se do të japim një iniciativë politike, por se organizatat që janë pjesë e sektorëve për të cilët folëm janë ato që duhet të udhëheqin debatin dhe të cilët duhet të ndërtojnë ura ndërmjet komunitetit afarist, institucioneve arsimore dhe studentëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Kjo vetëm konfirmon se kjo është qasja dhe mënyra e duhur.

Veçanërisht është kënaqësi  për mua të mbaj fjalim këtë  konferencë. Kjo kënaqësi është për shkak të konceptit të Konferencës të përcaktuar në emrin e saj: BGMK 2030 - Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës.

Ideja e Konferencës përkon me idenë e lëvizjes së re dinamike të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Synimi im dhe i mikut dhe kolegut tim, Kryeministrit Petkov, është që të hapim një hapësirë më të gjerë për bashkëpunim ndërmjet një numri të palëve të interesuara nga  jeta shoqërore. Kontributi qytetar, kontributi i akademisë dhe bashkëpunimi i institucioneve të arsimit të lartë janë një element i rëndësishëm në këtë proces.

Është e vërtetë që shkrimi i faqeve të reja të marrëdhënieve mes dy vendeve është vendosur në nivel më të lartë, në nivel të qeverive. Por unë dhe Kryeministri Petkov ndërmorëm iniciativën që të udhëhiqen bisedime gjithëpërfshirëse, nga poshtë lart. Gjegjësisht projektet për avancimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes popujve të të dyja vendeve të vijnë nga ata që preken drejtpërdrejt prej tyre dhe të cilët do të jenë drejtpërdrejt të ngarkuar  për zbatimin e tyre.

Prandaj janë formuar grupet punuese, prandaj janë përcaktuar prioritetet, prandaj janë futur ditët për realizim në kalendarët e aktiviteteve.

Më vjen mirë që në të njëjtën javë pas mbajtjes së mbledhjes ndërqeveritare, tashmë kemi një tubim ku merr pjesë bashkësia akademike, profesorë dhe studentë dhe shkëmbimi i mendimeve dhe njohurive për atë që është bashkëkohore në shoqëri dhe çfarë mund të sjellë shtysë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vlera të reja në drejtim të përmirësimit të cilësisë së performancave së studentëve tanë dhe gatishmërisë së tyre për punë dhe bashkëpunim. Kjo konfirmon se është drejtimi i duhur, që dy vendet fqinje duhet të bisedojnë dhe se biseda duhet të çojë në ndërtimin e besimit që do të sjellë rezultate në fushën politike për avancimin e  bashkëpunimit  dhe proceseve politike e shoqërore.

Unë nuk  dyshoj  se ky proces do të rikthejë atmosferën e besimit dhe miqësisë dhe se kjo do të jetë një nxitje e fortë për të hapur derën e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht për çështjet e hapura politike. Sidomos ato që kanë të bëjnë me zhbllokimin e procesit për finalizimin e procedurës së anëtarësimit tonë në BE.

Nuk ka dyshim se me mbledhjen e përbashkët të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë në fillim të kësaj jave në Sofje dhe vizitës së Kryeministrit Petkov dhe delegacionit të tij një javë më parë, të dy vendet kanë bërë  hapa të mëdhenj në avancimin e marrëdhënieve.

Aty ku ka vullnet politik dhe ide për përparim, dallimet lehtë tejkalohen. Bashkë kemi hapur një dialog të ndershëm dhe të përkushtuar për stabilitet dhe zhvillim për të dyja vendet. Inkurajojmë thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Të dyja qeveritë janë përcaktuar që të udhëheqin politikat për ndërtimin e urave dhe jo mureve. Kështu, të dy vendet tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre për arritjen e zgjidhjeve dinjitoze për të dy popujt për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Së bashku arritëm marrëveshje për të parandaluar propagandën qëllimkeqe nëse shfaqet brenda shteteve, bashkë të jemi kundër gjuhës së urrejtjes dhe  bashkë për të mposhtur nacionalizmin.

Qeveritë e përcaktuara nga reforma në Shkup dhe Sofje janë të përkushtuara për hapjen e perspektivave të reja për zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Tashmë po organizohet një takim i ri i tillë në Shkup, i organizuar nga ministritë dikasteriale të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ekonomi dhe financa, në të cilin do të marrin pjesë  bashkësitë afariste dhe odat ekonomike nga të dyja vendet.

Qytetarët, komunitetet dhe politikanët që merren vesh me njëri-tjetrin dhe që zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, hapin hapësirë ​​për t'ia kushtuar atë sinqeritet dhe besim qëllimeve të përbashkëta.

Jam i bindur se ato mesazhe do të dërgohen edhe nga kjo konferencë e juaja. Jam i bindur se unionet akademike dhe organizatat e shoqërisë civile janë kanale të forta për komunikimin e këtyre mesazheve.

Gjithashtu besoj se mund të jetë çdo person, çdo qytetar që beson në idenë evropiane dhe të ardhmen e përbashkët evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Ju falënderoj edhe një herë për mundësinë t'ju