Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me kryetaren e Komisionit Evropian Ursulla von der Lajen, në kuadër të vizitës dyditore të punës së institucioneve të BE-së në Bruksel.
Në takimin ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski, theksoi se në periudhën e ardhshme, gjatë kryesimit të Francës me BE-në, një nga pritjet kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian, për të ndihmuart në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski si inkurajuese e vlerësoi organizimin e shpejtë të vizitës së tij të punës në Bruksel, për shkak të mundësisë që zyrtarët më të lartë të BE-së të njihen me rezultatet e agjendës intensive të dialogut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në të dy takimet zyrtare të punës në Shkup dhe Sofje, tha Kryeministri Kovaçevski në takimin me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen, u arrit një marrëveshje për të avancimin e bashkëpunimit dypalësh përmes duke krijuar pesë grupe pune.
Nga puna e tyre priten rezultate konkrete që do të shndërrohen në një udhërrëfyes që do të përshpejtojë procesin e mbajtjes së Mbledhjes të parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në për të hapur kapitujt për anëtarësim në Union.
Me rëndësi të madhe në atë proces është përfshirja e Komisionit Evropian dhe Kryesimi i Francës me BE-së për të mundësuar që zgjidhjet të jenë në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane.
Të dy bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se e një rëndësie të madhe është fillimi sa më i shpejtë i procesit të negocimit për Maqedoninë e Veriut për të ruajtur dinamikën e reformave.
Në takim u diskutua edhe për efektin e mbështetjes financiare të Planit Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, për projektet për hekurudhën me Republikën e Bullgarisë, për stacionin spastrues të ujërave të zeza në Shkup, për parkun e energjisë e erës dhe centralin diellor, si dhe për interkonektorin për lidhjen e gazit të Maqedonisë së Veriut me Serbinë.