Kryeministri Kovaçevski i vizitoi kompanitë të njohura dhe të suksesshme “Adient” dhe “Kondevo” në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Shtip, ku të punësuarit punojnë në kushte bashkëkohore dhe para së gjithash kushte të sigurta. "Adient" dhe "Kondevo" janë kompani në të cilat vazhdimisht investohet në pajisje dhe inovacione në përputhje me trendet më të fundit botërore dhe ku punonjësit kontribuojnë në eksportin e produkteve të cilësisë së lartë.
Sipas analizave të Drejtorisë së ZZHTI-së, pas vitit 2017 numri i të punësuarve dhe pagave në fabrikat e zonave është në rritje të vazhdueshme. Në periudhën 2010 - 2016, paga mesatare në ZZHTI ishte 21.700 denarë, ndërsa në periudhën 2017 - 2020, pagat neto mesatarisht arritën në 28.686 denarë. Gjithashtu, numri mesatar i të punësuarve në ZZHTI është më shumë se dyfish. Në vitin 2016 janë regjistruar 6282 punonjës dhe në vitin 2020 në objektet e ndërtuara në zona punojnë 12963 bashkëqytetarë tanë.
“Menaxhmenti i kompanisë “Adient” gjithashtu investon në rritjen e pagave çdo vit për 1700 të punësuar. Gjithashtu, investimi i “Adient” në vend arrin në 20 milionë euro. Krahas kësaj fabrike, këtu në Shtip është aktive edhe fabrika e tyre në ZZHTI Strumicë. Kjo kompani e njohur, vitin e kaluar ka realizuar një eksport neto prej gati 12 milionë euro, me eksporte prej 69 milionë euro dhe importe 57 milionë euro”, theksoi Kovaçevski.
Buxheti i shtetit deri më tani ka realizuar afër 11 miliardë denarë të hyra në baza të ndryshme nga kompanitë në ZZHTI. Në vitin 2020, kompanitë në ZZHTI kanë paguar mbi 2,4 miliardë denarë në arkën shtetërore në emër kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, shpenzime për tatime në paga dhe shtesa nga paga dhe tatimit të fitimit. Kjo është një rritje pothuajse katërfishtë në krahasim me vitin 2016.
Edhe në kushtet e pandemisë dhe krizës globale, janë arritur marrëveshje investimi në një vlerë totale prej 188 milionë euro që duhet të sjellin 2.700 vende të reja pune. Në fazën e avancuar të bisedimeve janë investime shtesë afër 300 milionë euro me mbi 1.500 vende të reja pune. Trendi i rritjes së investimeve në këtë afat nga viti 2021 - 2024 pritet të vazhdojë të rritet edhe më shumë.
Në këtë drejtim, Kovaçevski e potencoi dhe e përshëndeti planin ambicioz për investimin e ri të kompanisë “Kondevo”. Bëhet fjalë për një investim prej mbi 35 milionë euro për të cilin menaxhmenti i “Kondevo” tashmë ka dorëzuar plan në Drejtorinë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, që nënkupton 288 vende të reja pune.
Në ZZHTI Shtip është po vijon realizimi i investimit më të madh kapital në infrastrukturë në zonat deri më tani, në vlerë prej 430 milionë denarë, me çka dukshëm do të përmirësohen kushtet për hyrje të investimeve të reja.