Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Georg Vucas, ambasador i Republikës së Austrisë në shtetin tonë.
Në takim është shprehur mbështetje e fortë nga Republika e Austrisë për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë u përshëndet edhe dinamika e re në negociatat ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Kryeministri Kovaçevski në takim u falënderua për mbështetjen miqësore dhe parimore që Austria ia ofron Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat.
“Republika e Austrisë është partnere strategjike ekonomike e shtetit tonë dhe mike dhe mbështetëse e madhe e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit tonë. Vazhdojmë t’i avancojmë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Ndërkaq në planin e eurointegrimeve jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve në frymën e vlerave evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.