Kovaçevski: Paga minimale 18.000 denarë, e premtuar – e realizuar

Paga minimale që do të fillojë të jepet nga muaji prill për 80.000 qytetarë të vendit tonë, do të jetë në vlerë prej së paku 18.000 denarë.

Ky është rezultat i marrëveshjes që mbrëmë e arriti Qeveria me sindikatat dhe punëdhënësit.

Me këtë rritje më të re të pagës minimale, e treta me rend në 4 vitet e fundit, 80.000 qytetarë do të tërhiqen nga pragu i varfërisë.

Kemi arritur një marrëveshje tjetër të rëndësishme, theksoi Kryeministri Kovaçevski në deklaratën e tij për media me rastin e rritjes së fundit të pagës minimale, për ndryshimin e kritereve për metodologjinë për harmonizimin vjetor të pagës minimale me 50% nga rritja vjetore e pagës minimale dhe 50% nga rritja e shpenzimeve për jetë. Kriteri i tretë është një risi, shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare të publikuar sipas Entit Shtetëror të Statistikës.

“Me definimin e pagës minimale prej 18.000 denarë, shumë kjo që është edhe dyfish rritje nga paga minimale nga ajo në vitin 2016, bëhemi lider në Evropë me lartësinë e pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare. Presim që kjo masë të ndikojë pozitivisht në pagat e tjera në të gjitha industritë tjera, me çka do të përmirësohet standardi i të gjithë qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Qeveria vazhdon me intensitet edhe më të fuqishëm të ndihmojë ekonominë dhe të krijojë kushte për rritjen e pagave dhe për heqjen e dhjetëra mijëra qytetarëve tanë që jetojnë në prag të varfërisë. Shteti do të mbulojë të gjithë diferencën në pjesën e kontributeve nga paga minimale prej 15.200 denarë që paguhet tani, deri në atë që do të paguhet për muajin mars prej 18.000 denarë.

Kovaçevski rikujtoi se Qeveria tashmë ofron subvencione për rreth 130.000 qytetarë të cilët tashmë marrin paga më të larta në kompanitë e tyre, duke i mbuluar kontributet - për këtë qëllim ndajmë 48 milionë euro në vit.

“Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të çdo familjeje, mbrojtjes së standardit dhe investimit në betejën me krizën ekonomike, si dhe masave të marra për të shmangur rritjen e çmimeve nga rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregun botëror, si dhe zgjidhje për “krizën me ngrohje qendrore në Shkup”, theksoi Kovaçevski në deklaratën e tij.

Në fund, Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria do të vazhdojë t'i drejtojë paratë e saj në mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve për projekte që nënkuptojnë rritje dhe zhvillim ekonomik dhe rritje të standardit dhe cilësisë së jetës.


“Të nderuar përfaqësues të mediave, të dashur qytetarë,

Ju falënderohem për praninë tuaj sonte,

Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund tu njoftoj se kemi arritur një marrëveshje edhe me Unionin  e sindikatave dhe me punëdhënësit, me të cilën 80.000 qytetarë do të  dalin nga pragu i varfërisë.

 80.000 qytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e muajit mars do të marrin së paku 18.000 denarë. Kjo shumë tregon një rritje të pagës në neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj.

Rritja e pagës minimale në 18.000 denarë, e cila punëtorëve do të fillojë t’u paguhet në fillim të  muajit prill, është masë që në  të madhe i përfshin të punësuarit në ndërmarrjet mikro dhe të vogla, tregtinë, industrinë përpunuese dhe industritë e tjera të rëndësishme në vend.  

Kjo masë është në fakt  vazhdimësi, gjegjësisht mbështetje shtesë për këto veprimtari që u ndihmuan gjatë gjithë krizës KOVID-19.

Kemi arritur një marrëveshje tjetër të rëndësishme: Të ndryshojmë kriteret e metodologjisë për rregullimin vjetor të pagës minimale me 50% të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50% të rritjes së shpenzimeve të jetesës.

Kriteri i tretë është një risi, shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare e publikuar sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Me përcaktimin e pagës minimale prej 18.000 denarë, një shumë që është edhe rritje e dyfishtë e pagës minimale nga ajo në vitin 2016, bëhemi udhëheqës në Evropë me lartësinë  e pjesëmarrjes së pagës minimale në pagën mesatare.

Presim që kjo masë të ndikojë në mënyrë pozitive edhe  në pagat e tjera në të gjitha industritë e tjera, me të cilën do të përmirësohet standardi i të gjithë qytetarëve.

Qeveria ka dëgjuar dhe dëgjon nevojat dhe të drejtat e punëtorëve dhe punëdhënësve dhe përmes dialogut të gjerë socialo-ekonomik, për të cilin kemi insistuar si parim të punës, kemi arrirë  marrëveshje për të kënaqur të gjithë palët e interesuara. Kjo është mënyra e duhur për të arritur deri te një zgjidhje të qëndrueshme në interes të punëtorëve dhe punëdhënësve.

Sipas marrëveshjes, punëdhënësit do të mbulojnë në përgjithësi  rritjen e pagave në neto për punonjësit e tyre të  cilët janë me pagë minimale.

Shteti, nga ana tjetër, do ta mbulojë diferencën  në përgjithësi në pjesën e kontributeve nga paga minimale aktuale prej 15.200 denarë, deri në atë që do të paguhet për muajin mars prej 18.000 denarë. Bëhet fjalë për një pjesë  nga shteti në vlerën rreth 16 milionë euro deri në fund të vitit.

Kemi premtuar dhe zbatuar masa të cilët  ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetësor të qytetarëve. Në një vit krize të madhe, vit krize evropiane dhe botërore, mbetemi të fokusuar në mbështetjen e qytetarëve.

Kemi siguruar subvencione për rreth 130.000 qytetarë të cilët tanimë marrin paga më të larta në firmat e tyre, përmes mbulimit të kontributeve - për këtë qëllim ndajmë 48 milionë euro në vit.

Ju rikujtoj, nuk lejuam që rritja rrënjësore e çmimit të energjisë elektrike në treg të bjerë mbi kurrizin  e qytetarëve.  Sot 650 mijë qytetarë paguajnë pothuajse të njëjtin çmim për energjinë elektrike, ndërsa rritjen  prej 72% të energjisë elektrike përsipër e ka marrë shteti. Me këtë në praktikë subvencionojmë llogaritë e qytetarëve në vlerë prej 38 milionë euro.

Gjetëm zgjidhje të  krizës edhe me ngrohje qendrore në Shkup, e cila është edhe pasojë e krizës energjetike evropiane.  Nuk kemi lejuar që qytetarët të mbeten pa ngrohje dhe kemi marrë përsipër menaxhimin e GEB.

Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të çdo familjeje, mbrojtjes së standardit dhe investimit në betejën me krizën ekonomike.

Qeveria e re ka sfida të mëdha përpara, por tani për tani jam i lumtur që po i menaxhojmë mirë dhe me përkushtim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen.

Në këtë kohë të pasigurisë financiare, mbetemi të përkushtuar që paratë t'i drejtojmë në mënyrë sa më efikase për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, por edhe me përgjegjësi t’i shpenzojmë paratë e qytetarëve në projekte që nënkuptojnë rritje dhe zhvillim ekonomik dhe rritje të standardit dhe cilësisë së jetës.  Kjo është qeverisje me përgjegjësi.

Ju falënderoj”.