Kryeministri Kovaçevski: Rritje e pagës për rreth 45 euro për buxhet më të madh të vendit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,  bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, sot vizituan  kompaninë e tekstilit “Textile Solushën” në Shkup.

“Kjo vizitë e sotme është një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me punëtorët, por edhe me punëdhënësit për marrëveshjen e arritur për rritjen e pagës minimale, e cila prej muajit mars do të jetë 18.000 denarë. Për një pjesë më të madhe të punonjësve të “Tekstil Solushën”, paga më e lartë në neto prej rreth 45 euro do të thotë rritje e buxhetit të vendit, ndërsa me këtë edhe  e standardit jetësor.

Nga ana tjetër, për menaxhimentin  e kompanisë ka rëndësie të madhe fakti që shteti do të subvencionojë pjesën që ka të bëjë me kontributet, me të cilin lehtësohet procesi për të gjitha palët e interesuara”, theksoi Kryeministri Kovaçevski pas vizitës në kapacitetin prodhues të kompanisë, e cila është vazhdimësi e "Zllateks", firmë e orientuar drejt eksportit që ekziston në treg për më shumë se 30 vjet.

Kovaçevski theksoi se është caktuar që shuma e pagës minimale mos të  jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare, duke vlerësuar se zgjidhja e përbashkët për pagë minimale më të lartë dhe metodologjia me të cilën ajo do të rritet vazhdimisht është rezultat i dialogut të hapur dhe mirëkuptimit reciprok.

Ai u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje, me të cilën 80.000 punëtorë në vend do të kenë të drejtë për pagë minimale prej 18.000 denarë, e cila është rritur dyfish, nëse krahasohet  me vitin 2014 kur ishte 8.800 denarë.

Ai konstatoi se Qeveria vazhdon me intensitet më të madh të ndihmojë ekonominë dhe të krijojë kushte për rritje të pagave,  që nënkupton përmirësim të standardit  jetesor, gjë që është vërtetuar me numrat për rritjen e pagës mesatare në neto, rritjen e ndihmës sociale, shtesën për fëmijë, shtesën për arsim,  bursat, si dhe harmonizimin e rregullt ligjor të pensioneve.

 

“Kemi pasur tashmë një rritje prej 2.9% të pensioneve në janar të këtij viti, me harmonizim. Kemi filluar analizat për rritje të mëtejshme dhe së shpejti mund të presim rritje të madhe të pensioneve”, tha Kovaçevski, i cili bisedoi me menaxhmentin dhe punonjësit e kompanisë, duke shtuar se Qeveria mbetet e fokusuar në mbështetjen financiare dhe është një partner i qëndrueshëm për përmirësimin e ambientit afaristë dhe realizimin e vizioneve të biznesmenëve.

Menaxherja e përgjithshme e kompanisë, Mariana Aceski - Tomoska, gjatë fjalimit të saj shprehu besimin se do të realizohet rritja e pagës minimale në 18.000 denarë, duke vlerësuar pozitivisht dialogun e hapur dhe përpjekjet e Qeverisë për përmirësimin e ambientit afarist, me çka përshëndeti edhe mbështetjen financiare të Qeverisë, e cila sigurohet nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, dhe që hap mundësi për pushtimin e tregjeve të reja dhe rritje ekonomike.

Kompania “Textile Solution”, e cila merret me prodhimin e një lloji të veçantë të veshjeve mbrojtëse, të destinuara ekskluzivisht për eksport në tregun europian, ka gjithsej 80 të punësuar dhe disa prej tyre marrin pagë minimale. Përveç rritjes për ta, masa do të ndikojë pozitivisht edhe në paga të tjera, veçanërisht në produktivitet, potencoi një nga punonjësit e kompanisë, Poliko Avdiu.

Avdiu, i cili prej 8 vitesh punon si rrobaqepësi në këtë kompani, theksoi se meqenëse më parë kishte punuar në Gjermani, prej nga u kthye për të jetuar dhe punuar në shtëpi, mund të bëjë një krahasim dhe të vlerësojë se kushtet e punës janë në përmirësim të vazhdueshëm, në krahasim me avancimin e teknologjisë së makinerive, si dhe në drejtim të rritjes së pagës, e cila përmirëson fuqinë blerëse dhe standardin e jetesës.
 

Të pranishmit në aktivitetin e sotëm thanë se masat e qeverisë kanë për qëllim sigurimin e një jete dinjitoze për punëtorët dhe do të ndikojë pozitivisht në pagat e tjera në industri të tjera, gjë që në përgjithësi përmirëson cilësinë e jetës në vend. Qëllimi është të sigurohet prosperiteti i të gjitha kategorive të qytetarëve, zhvillimi i ekonomisë dhe sigurimi i një standardi dhe dëshirë  për të punuar në vend.