Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan më detajisht për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen 11-të dhe të 12-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve në interes të opinionit.
Në konferencën për shtyp zëdhënësit informuan për vendimin e Qeverisë për miratimin e mjeteve financiare në vlerë prej 2.9 miliardë denarë të SHA EMV-së, për sigurimin e mjeteve financiare për ballafaqim me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike.
Me këtë vendim, siç theksuan, ngarkohet SHA EMV-së që këto mjete t'i shfrytëzojë për zbatimin e masave për sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike.
Zëdhënësit informuan se Qeveria miratoi Dekret për organizimin dhe funksionimin e sistemit të vetëm komunikativ-informativ me numër unik reference në rast të rreziqeve dhe fatkeqësive të tjera në të tërë territorin e Republikës - E-112.
Me të sigurohet shpejtësi dhe efikasitet në trajtimin e thirrjeve emergjente për ndihmë emergjente dhe siguron qasje në sistem për të gjithë personat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa pagesë nga të gjithë operatorët telefonikë celular ose fiks.
Në konferencën për shtyp u kumtua se grupi prej 16 qytetarësh të Afganistanit, për të cilët në periudhën e fundit Maqedonia e Veriut siguroi qëndrim të përkohshëm, në mëngjes me fluturim përmes Stambollit u larguan për në Kanada, e cila u siguroi qëndrim të punësuarve, bashkëpunëtorëve dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, organizatës ndërkombëtare “Partneritet i Hapur Qeveritar “ (Open Government Partnership - OGP).
Zëdhënësit informuan se Qeveria solli konkluzion për tërheqjen e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje nga procedura parlamentare dhe për miratim para deputetëve të dorëzojë tekstin e ri të Propozim-ligjit në të cilin në nenin 6 është fshirë formulimi “ mendimi negativ ".
Me këto ndryshime me të cilat vlera më e ulët e pagës minimale duke filluar nga paga e marsit nuk mund të jetë më e ulët se 18.000, në kornizë ligjore janë vendosur dhe miratuar ndryshime për harmonizim të rregullt vjetor të pagës minimale 50% nga rritja vjetore e pagës mesatare dhe 50% nga rritja e shpenzimeve për jetesë, si dhe kriteri sipas të cilit lartësia e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57% nga paga mesatare e publikuar sipas Entit Shtetëror për Statistikë.
Në pyetjen nëse Qeveria do të ndihmojë komunat në ballafaqimin me krizën energjetike u theksua se janë ndërmarrë masa serioze për mbështetjen e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, me ç’rast u parandalua goditja e çmimeve dhe llogaritë shumë të larta për energji elektrike. Në mënyrë plotësuese Qeveria me një sërë masash siguroi stabilitet në furnizimin me energji për ngrohje në kryeqytet me qëllim mbulimin nga buxheti shtetëror. Qytetit të Shkupit dhe komunave iu është ofruar diferenca nga çmimi aktual në atë real për ngrohje qendrore të mbulohet nga buxheti në lartësi prej 80 %, ndërsa me 20 % të marrin pjesë vetë, gjë që nuk është pranuar. Në konferencën për shtyp u tha se Qeveria do t'i shqyrtojë kërkesat, por në një krizë ekonomike secili institucion duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë si qasje serioze për kujdesin ndaj qytetarëve dhe se qyteti i Shkupit dhe komunat duhet të rishqyrtojnë rolin e tyre në krizën energjetike.