Takim i Kryeministrit Kovaçevski me ambasadorin Lludva: Republika e Çekisë i mbështet integrimet europiane të Maqedonisë së Veriut si pozitë e rëndësishme gjeostrategjike për Evropën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Lludva.

Në takim u konstatua se Çekia mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi ynë edhe më tej ta do të ketë mbështetjen, veçanërisht pasi që Republika Çeke do të kryesojë me Këshillin e BE-së prej 1 korrikut të këtij viti.

Vlerësohet se Maqedonia e Veriut ka rëndësi gjeostrategjike dhe se Evropa është e sigurt me integrimin e vendit tonë dhe të gjithë rajonit në BE.

Kryeministri Kovaçevski tha se Republika e Çekisë është partner i vlefshëm i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i rëndësishëm i perspektivave evropiane, si synim strategjik i vendit pas anëtarësimit në NATO.

“Ne jemi përcaktuar të punojmë përmes një komunikimi të hapur dhe të ndershëm në dialogun me Republikën e Bullgarisë. Energjia e re në bisedimet është e njohur si  në vendet ashtu edhe në BE. Vazhdojmë të punojmë ekskluzivisht sipas parimit të respektimit të njëri-tjetrit, ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dyja vendeve edhe në frymën e vlerave evropiane”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takim u vlerësua se nisma e Ballkanit të Hapur, si një nga hapat drejt BE-së, shpie drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit, në të cilin ndahet përvoja e Grupit të Vishegradit, gjegjësisht përfitimet nga krijimi i  bashkëpunit të mirë rajonal.

Në takim bashkërisht u konstatua se ekzistojnë mundësi për avancimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Çekisë në më tepër fusha, si në ekonomi dhe mbrojtje, ndërsa Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për mbështetjen e Republikës Çeke në kuadër të shërbimit kufitar evropian Frontex.