Kovaçevski – Rute: Konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të ketë ndikim pozitiv edhe për tërë rajonin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi bisedë telefonike me Kryeministrin e Holandës, Mark Rute, i cili ia uroi postin si Kryeministër dhe i dëshiroj realizim të suksesshëm të programit qeveritar.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për vizitën  e Kryeministrit holandez në nëntor vitin e kaluar dhe theksoi se ajo vizitë në mënyrë shtesë e intensifikoi bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, që është donatori më i madh dypalësh në vendin tonë.

Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Holandës dhe personalisht të Kryeministrit Rutte në aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kovaçevski e informoi homologun e tij Rute se Maqedonia e Veriut vazhdon me zbatimin e standardeve evropiane në proceset reformuese dhe dinamikën e re në dialog dhe komunikim të hapur me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.

Gjatë bisedës telefonike, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu Shkup-Sofje do të ofrojë zgjidhje të pranueshme të përbashkëta për çështjet e hapura për të dyja palët dhe se do të përshpejtojë vendimin për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, e cila pritet. të ketë një ndikim pozitiv.për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski informoi edhe për proceset aktuale politike në vend, veçanërisht në përballjen me krizën globale energjetike, si dhe për mbështetjen e Qeverisë për zbutjen e pasojave nga ajo për qytetarët.

Në fund të bisedës, Kryeministri i Holandës Mark Rute e ftoi Kryetarin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski, që në mundësinë e parë ta vizitojë Holandën.