Zëdhënësit e Qeverisë: Projekti “Terminali për gaz të lëngshëm në Aleksandropullos” siguron furnizim afatgjatë me gaz të rrjedhshëm

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 14-të, mes të cilave është edhe Vendimi i Qeverisë për fillimin e procesit për nënshkrimin e marrëveshjeve lidhur me projektin Terminali për gaz të lëngshëm në Aleksandropullos, Republika e Greqisë, për të cilën veçmë është kyçur Memorandum për bashkëpunim mes SHA “EMV” dhe Gastrejd S.A.”.

Me këto marrëveshje dhe detyrime të ndërmarra, Terminali për gaz të lëngshëm në Aleksandropullos do të sigurojë edhe furnizim afatgjatë me gaz natyror për nevojat e Maqedonisë së Veriut dhe është një hap para realizimit të qëllimeve strategjike për pavarësi energjetike të vendit.

Realizimi i këtij investimi potencialisht do të thotë hapje e rutës së dytë për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me gaz të lëngshëm nga shtetet tjera, krahas furnizuesit momental. Me këtë pritet të rritet kapaciteti për furnizim me gaz në vend, do të ndikojë në liberalizimin e tregut dhe rrjedhimisht në konkurencën e çmimeve.

Dje, Qeveria miratoi Programin për subvencione kapitale për zhvillimin e rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2022, me të cilin do të përmirësohet infrastruktura rurale dhe qasja deri në tokën bujqësore.

Mjetet do t’i shfrytëzojnë qendrat për zhvillim të rajoneve planore, ndërsa projektet e zgjedhura është paraparë të realizohen në afat prej 12 muajsh nga nënshkrimi i marrëveshjes për financim.

Në konferencën e rregullt për shtyp, pas mbledhjes së Qeverisë, u informua edhe për shqyrtimin e propozim-strukturës dhe Planit të veprimit për vendosjen e sistemit për menaxhim indirekt nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mjete IPA.

Rregullorja për zbatimin e instrumentit të ri për ndihmë para-aderuese  nga Programi IPA 3  për vitin 2022 i definon këto prioritete: Sundimi i së drejtës, të drejtat fundamentale dhe demokracia, qeverisje e mirë, harmonizimi i legjislacionit, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe komunikimi strategjik; agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme, konkurrencë dhe rritje  gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim territorial dhe ndërkufitar.

Gjithashtu dua të theksoj se në kuadër të prioritetit Agjenda e Gjelbër dhe lidhjes së qëndrueshme janë paraparë prioritete tematike shtesë: Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike dhe Transporti, ekonomia digjitale, shoqëria dhe energjia.

Në mbledhjen e djeshme u miratua edhe Strategjia për gjithëpërfshirjen e romëve 2022-2030. Ky dokument është pjesë e politikave publike të vendit për barazimin e shkallës së përfshirjes dhe integrimit të komunitetit rom me të gjitha bashkësitë etnike. Strategjia dhe investimi në zhvillimin e komunitetit rom ka përfitime afatgjata dhe është në përputhje me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.