Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të agjendës për takime bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, sot ka takuar kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet bilaterale dhe miqësinë mes dy vendeve, e cila, siç tha, ka potencial të madh për avancim dhe zgjerim të mëtutjeshëm, në përputhje me partneritetin strategjik të përcaktuar me Marrëveshjen e Prespës.
Interesi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella të dy kryeministrat e njohin edhe në investimet e përbashkëta strategjike dhe kapitale energjetike si pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropulos dhe ndërtimi i interkonjeksionit të gazit natyror me Greqinë.
Në takim u shpreh kënaqësia e të dyja palëve nga forcimi i vazhdueshëm i dialogut politik në vitet e fundit, pasuar nga vizitat dhe takimet e nivelit të lartë që kontribuan në intensifikimin e mëtejshëm të dinamikës dhe ndërtimit të besimit mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimi ekonomik.
Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të Greqisë për Maqedoninë e Veriut për miratimin e kornizës negociuese për fillimin formal të negociatave për anëtarësim me BE-në, e cila u riafirmua edhe në këtë takim.