Nga fillimi i takimit Kovaçevski - Petkov: Dialogu sjell zgjidhje për një të ardhme të përbashkët evropiane

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, po vijon takimi i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.

Në takim, i cili është në drejtim të vazhdimit të dialogut politik të vendosur mes të dyja Qeverive, marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Të pranishmit kanë shprehur kënaqësi nga procesi i dinamikës së bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të konceptit të grupeve të punës dhe aktivitetet konkrete dhe propozime të cilat deri më tani dolën nga puna e tyre.

Dy kryeministrat e vlerësojnë si pozitive punën e grupeve të ekspertëve dhe komunikimin e realizuar dhe bashkëpunimin në sektore si metodë efektive për thellimin e marrëdhënieve dhe ngritjen e nivelit të dialogut politik, dhe shfaqën shpresë se bashkëpunimi dhe dialogu sjellin përfitime më të mëdha për qytetarët dhe qojnë në zgjidhje dhe në të ardhme të përbashkët evropiane.