Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski i vazhdoi aktivitet në Konferencën e Sigurisë në Mynih me çka në margjinat e ngjarjes ka realizuar takim me Përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak.
Në takimin, ku mori pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, Kryeministri Kovaçevski e informoi Lajçakun për aktivitetet e përbashkëta me Kryeministrin bullgar Kiril Petkov për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe punën e pesë grupeve punuese për ekonomi infrastrukturë dhe kulturë. Integrimi dhe historia në BE ka për detyrë të përgatisë një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë.
Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, ka mbështetur fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si partner të besueshëm të Unionit. Lajcak u shpreh gjithashtu i kënaqur me përpjekjet e deritanishme dhe i vlerësoi ato si një kontribut të rëndësishëm në vendimin përfundimtar për miratimin e Kornizës Negociuese dhe caktimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare në mandatin e Republikës së Francës si Kryesuese e Këshillit Evropian. .
Në këtë takim është biseduar edhe për përparimin e bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për procesin “Ballkani i Hapur”.
Në kontekst rajonal, , Kryeministri Kovacevski ka theksuar se RMV-ja mbështet të gjitha format e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, kurse ka shprehur mbështetje për sovranitetin dhe intergritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës konform Marrëveshjes së Dejtonit.