Kryetari i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Munih u takua me nënkryetarin e Komisionit evropian dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel.
Gjatë bisedës, kryeministri Kovaçevski, u falënderua për mbështetjen personale dhe përkushtimin e Borelit për realizimin e të ardhmes sonë evropiane me qëndrimin e fuqishëm se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat për inkuadrim në BE pa shtyrje të mëtutjeshme.
Kovaçevski e njoftoi Borelin për procesin e hapur për ndërtim të besimit me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë dhe me Qeverinë në Sofje, që po zhvillohet në frymë pozitive dhe nga e cila pritet formulë e matur evropiane me të cilën do të zhbllokohet fillimi i negociatave inkuadruese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në planin vendor, siç theksoi Kryeministri Kovaçevski, Maqedonia e Veriut e zbaton rikuperimin ekonomik pas pandemisë me theks të fuqishëm në investime në transformimin e gjelbër dhe digjital dhe në përforcimin e rezistencës së shoqërisë me investime në shëndetësi dhe në mbështetje sociale për qytetarët.
Lidhur me krizën energjetike, Kovaçevski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut ka pjesëmarrje aktive në disa projekte të mëdha rajonale me ndihmë të rëndësishme buxhetore nga BE-ja, me çka vendi bëhet vegël kyçe për distribuim të sigurt të energjensëve.
Si vend i cili i pranoi vlerat dhe politikat evropiane, theksoi kryeministri Kovaçevski, BE-ja mund të llogarisë në bashkëpunim me vendin tonë në përballjen me sfidat e përbashkëta.
Kryeministri Kovaçevski e ftoi nënkryetarin e Komisionit evropian dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Borel ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.