Kryetari Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e programit zyrtar të Konferencës së Sigurisë në Munih, në margjinat e manifestimit ku morën pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe një numër i ministrave dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe shoqatave multilaterale, u takuan dhe shkëmbeu mendime me disa përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse në Konferencë.
Kryeministri Kovaçevski, bashkë me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, realizuan takim të përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Entoni Blinken gjatë fjalimit të nënkryetares të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.
Në bisedë, Sekretari i shtetit Blinken shprehu mbështetjen e tij të plotë për dialogun dhe miqësinë midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe ndau dëshirën e tij të sinqertë për të na parë së bashku në BE. Blinken theksoi se SHBA-të mbeten partneri ynë i përkushtuar në tejkalimin e sfidave.
Në Konferencën në Munih, Kryeministri Kovaçevski gjithashtu u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, me të cilin së bashku vlerësuan se aleanca e NATO-s është një investim i fortë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
Gjatë takimit Kryeministri Xhonson tha se si partner i ynë strategjik në proceset e integrimit evropian, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë me mbështetjen e fortë ndërkombëtare dhe përgëzoi Kryeministrin Kovaçevski për të gjitha angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e një dialogu konstruktiv në Sofje i cili do të na mundësojë të përmbushim qëllimet tona strategjike për integrimin në BE.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në Konferencën e Sigurisë në Munih u takua me përfaqësuesen e Miçigenit në Kongresin e SHBA-ve Elisa Slotkin.
Si një mik i madh i Maqedonisë së Veriut, kongresistja Sloskinit vitin e kaluar me kënaqësi pranoi që t’i bashkohet grupit të kongresit për miqësi me Maqedoninë e Veriut, e cila erdhi pas aktivitetit të saj të jashtëzakonshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Në takimin me Kryeministrin Kovaçevski, Slotkin theksoi se mbetet një zë i fuqishëm në mbështetjen e vendit tonë në misionet e përbashkëta paqeruajtëse dhe të sigurisë me SHBA-të si aleatë në NATO.
Për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bavarinë të cilin e kemi përmes komisionit të përbashkët, ndërqeveritar, në Konferencën e Munihut, Kryeministri Kovaçevski bisedoi me ministren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Bavarisë, Melani Humël.
Fokusi i bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik me lidhjen e odave ekonomike dhe bashkëpunimin në fusha të tjera, si dhe gatishmëria e Bavarisë që të ndihmojë në reformat e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe në ndihmën e nevojshme drejt BE-së.
Kryeministri Kovaçevski në Munih u takua edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu.
Në bisedën me Bregu, Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe realizimit të të gjitha iniciativave dhe proceseve në kuadër të Procesit të Berlinit dhe se iniciativa "Ballkani i Hapur", si një shtysë e re, është i plotësuar në këto procese dhe në mënyrë shtesë motivon bashkëpunimin rajonal.