Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së Sigurisë së Mynihut të sivjetmë,mbajti fjalim në debatin me temë “Mos shiko veçmas – Hartimi i rrugës për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor” („Don’t look decoupled – Charting a Path for the EU and Ëestern Balkans“).
Krahas Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me fjalën hyrëse, panelistë në këtë debat tematik ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Sekretare e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmidt.
Debati u moderua nga ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e Austrisë Karolina Edstadler, ndërsa debatin e ndoqën Kryeministrat e Bullgarisë dhe Kosovës Kiril Petkov dhe Albin Kurti, kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut Ëolfgang Ischinger, i dërguari special i BE-së për Ballkani Perëndimor, i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, si dhe disa të ftuar dhe pjesëmarrës të tjerë në konferencë.
Në vazhdim të kësaj kumtese, jua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski
Të nderuar zonja dhe zotërinj
Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e pavarësisë së saj. Festimi kishte një domethënie të veçantë sepse ne e festuam këtë jubile të rëndësishëm si një anëtar i plotfuqishëm, i tridhjetë i NATO-s
Anëtarësimi në Aleancën Atlantik të Veriut është arritja e një prej synimeve tona më të rëndësishme strategjike, përmes të cilit ne vazhdimisht ofrojmë siguri, stabilitet dhe siguri për vendin dhe qytetarët e tij.
Anëtarësimi në NATO është një shprehje e zgjedhjes sonë sovrane dhe konsensusit tonë të fortë shoqëror për t’u integruar plotësisht në botën demokratike.
Synimi ynë strategjik po aq i rëndësishëm, përveç anëtarësimit në NATO, është sigurisht anëtarësimi në BE.
Siç e dini, Maqedonia e Veriut ka qenë vend kandidat që nga viti 2005. Kanë kaluar 17 vjet deri më sot. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit saktësisht 21 vjet më parë.
Negociatat nuk kanë filluar ende dhe kjo sigurisht për shkak të sfidave që e kanë penguar rrugën tonë evropiane dhe integruese.
Por sot jemi ende në të njëjtën rrugë, sepse anëtarësimi në BE, për ne, nuk ka alternativë.
Për ne, integrimi në BE është çështje e vlerave të pranuara më të larta demokratike perëndimore dhe angazhimit për të përmbushur standardet evropiane të punës në të gjitha sferat e shoqërisë dhe në të gjitha institucionet.
Të nderuar,
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje e zgjerimit, por është para se gjithash çështje e angazhimit të përbashkët strategjik. Integrimi do të thotë përkushtim i përbashkët për ndërtimin e Evropës së fuqishme, stabile dhe të bashkuar, si shtëpi e vlerave dhe fuqive demokratike dhe civilizuese.
Në këtë kontekst të realizimit të këtij vizioni për Evropën, është jashtëzakonisht i mirë lajmi për vendimin e Këshilli Evropian nga 21 marsi i vitit 2020, me rekomandim për fillim të pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Për fat të keq ky rekomandim për fillim të pakushtëzuar, u kushtëzua nga bllokimi i Qeverisë paraprake të Bullgarisë. Ajo bllokadë është ende aktive.
Për fat të keq ky rekomandim për fillim të pakushtëzuar, u kushtëzua nga bllokimi i Qeverisë paraprake të Bullgarisë. Ajo bllokadë është ende aktive. Por shumë shpesh deri më tani kemi treguar se Maqedonia e Veriut është vend i miqësisë dhe bashkëjetesës. Këto janë karakteristikat tona autentike. Kështu na njeh bota sot. Ndërtojmë miqësi. Jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët.
Në këtë frymë Maqedonia e Veriut i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për zhbllokimin e procesit të zgjerimit të BE-së
Me përkushtim kemi punuar dhe punojnë në reformat e brendshme në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe fokusohet në arritjen e standardeve evropiane si parakusht për përparimin në integrimin në BE.
Por më e rëndësishmja, në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë evropiane, kryeministri bullgar Petkov dhe unë në dy muajt e fundit, duke qenë se jemi të dy kryeministra, kemi intensifikuar bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me një vullnet të sinqertë për të ndërmarrë hapa të afrimit, bashkëpunimit dhe besimit, të cilat besojmë se do të na çojnë në zgjidhje të çështjeve tona bilateral.
Të nderuar kolegë dhe miq,
Ballkani Perëndimor funksionin si sistem i ndërlidhur. Kur ka progres në një vend, thekson, kjo është nxitje për progres edhe tek fqinjët tjerë.
Bllokada e fillimit operativ të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-së ndjehet në gjithë rajonin si goditje serioze ndaj besimit për Unionin. Për shkak të mosmiratimit të kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria humbin kohë të çmuar. Por, çështja më e madhe është se çka humbet Bashkimi Evropian në këtë rast.
Kredibiliteti i BE-së është vënë në pikëpyetje.
Kjo situatë e inkurajon dhe përforcon interesin e palëve të treta në rajon. Nëse BE-ja tregon mungesë ka dobësi në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi ta plotësojnë këtë zbrazëtirë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeostrategjik.
Për këtë, BE-ja duhet të gjejë formulë se si ta mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka për detyrë të tregojë në vepër se proces i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është i gjallë. Të fusë optimizëm se vlerat evropiane dhe parimet janë ende realitet.
Ne, Shqipëria dhe Serbia, nuk qëndrojmë në një vend kur bëhet fjalë për evropianizimin e vendeve dhe shoqërive tona. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave për të hyrë në standardet evropiane dhe për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.
Kjo është arsyeja pse ne nisëm nismën Ballkani i Hapur si një platformë për bashkëpunim, lëvizshmëri dhe praktikë të katër lirive evropiane për lëvizjen e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Një Ballkan i hapur është një iniciativë e madhe, por nuk është, nuk aspiron të jetë dhe as nuk mund të jetë një alternativë ndaj BE-së.
Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe në perspektivën evropiane, ndërsa qëllimi ynë është një dhe i vetmi – anëtarësim i barabartë në familjen e popujve dhe shteteve evropiane – Bashkimi Evropian.
Prandaj, ju inkurajoj të gjeni formulën e duhur që do të përshpejtojë ritmin dhe procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është sigurisht sfida për Francën si kryesuese e BE-së në këtë mandat aktual 6-mujor.
Ju siguroj se Maqedonia e Veriut vazhdon në rrugën e reformave. Jemi të përkushtuar ndaj vizionit të Ballkanit në shekullin e 21-të, si rajon i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit më të madh rajonal për përfitim ekonomik dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.
Ne besojmë fuqimisht se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë të qartë euroatlantike dhe të BE-së. Lënia e një boshllëku gjeostrategjik në pjesën tonë të Evropës nuk është një opsion. Ne kemi nevojë për procese të parashikueshme, të besueshme, të zgjeruara dhe të përshpejtuara të integrimit në BE.
Ne jemi sot këtu për të riafirmuar vizionin dhe perspektivën tonë evropiane. Le të afirmojmë unitetin, kohezionin dhe solidaritetin tonë.
Ne qëndrojmë me krenari krah për krah me partnerët tanë të BE-së dhe aleatët tanë të NATO-s. Ne ndajmë të njëjtat vlera.
Ne jemi të bashkuar në diversitet.
Faleminderit.
Me respekt,