Kryeministri Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është partner i konfirmuar në aleancën trans-atlantike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmblodhi me një video-mesazh dhe vlerësoi pjesëmarrjen e delegacionit qeveritar në Konferencën e sivjetme të Mynihut për siguri, e cila këtë vit për të 58-tën herë mblodhi mbi 30 krerë shtetesh dhe qeverish dhe anëtarë të lartë të qeverisë dhe përfaqësuesit e organizatave më të njohura ndërkombëtare.

Tekstin e videodeklaratës së Kryeministrit Kovaçevski ju përcjell në këtë deklaratë:

 Në Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë vit, Maqedonia e Veriut mori pjesë si anëtare e barabartë e NATO-s. Në kohëra jashtëzakonisht turbulente, takimet që patëm me partnerët tanë strategjikë u fokusuan në sfidat përpara në fushën e sigurisë evropiane dhe botërore.

Mbi të gjitha, Konferenca e Mynihut demonstroi qartë unitetin e plotë dhe të fortë të të gjithë aleatëve dhe partnerëve të NATO-s dhe BE-së dhe specifikoi fokusin në tejkalimin e përbashkët të të gjitha sfidave me të cilat përballet Evropa, SHBA-ja dhe bota.

Në takimet me zyrtarë të lartë të NATO-s, BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë të tjerëve, ne rikonfirmuam angazhimin tonë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në aspekt global.

Edhe një herë morëm mbështetje unanime dhe të fuqishme nga të gjithë aleatët dhe prandaj mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj integrimit evropian, rruga jonë evropiane është e shtruar dhe e qartë.

Qasja dhe energjia e re në bisedimet me Sofjen u njoh si korrekte dhe pas kësaj duhet të vazhdojmë të tejkalojmë përfundimisht dallimet.

 Integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nënkupton fillimin e një epoke të re të përparimit ekonomik, stabilitetit dhe zhvillimit për qytetarët tanë. Këtë herë nuk duhet të dorëzohemi.

Në takime rikonfirmova qëndrimin tonë se Procesi i Berlinit mbetet prioritet dhe ne i shohim nismat si “Ballkani i Hapur” si një shtysë e re frymëzuese për bashkëpunimin rajonal.

Ne jemi krenarë për arritjen e qëllimit tonë strategjik, integrimin e plotë në NATO dhe mbetemi të përkushtuar ndaj reformave dhe dialogut që do të sigurojnë të ardhmen.