Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook u bëri thirrje deputetëve dhe partive politike në Kuvend që sa më shpejt të votojnë ligjin për pagën minimale.
Kryeministri në rrjetin social shkruan:
“Inkurajoj deputetët në Kuvend dhe partitë politike që ta mbështesin dhe sa më shpejtë ta votojnë ligjin për pagën minimale.
Qytetarët nga ne presin efikasitet dhe nuk duhet ta lejojmë shtyrjen e kësaj zgjidhjeje që është ka rëndësi të madhe për punëtorët me të ardhura të ulëta në këtë kohë krize.
I bëj thirrje opozitës dhe deputetëve të saj të mbështesin këtë version të ligjit dhe përfundimisht të demonstrojmë unitet për vendimet e rëndësishme për qytetarët.
Pagat do të vazhdojnë të rriten edhe në të ardhmen, njëjtë si pensionet, pasi që tani është koha që çdo denar nga buxhetit ta drejtojmë për mbështetjen financiare të qytetarëve dhe ekonomisë”.