Kryeministri Dimitar Kovaçevski para fillimit të pjesës së punës nga vizita në Londër për pjesëmarrje në Samitin për Investim për Ballkanin Evropian të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), realizoi takim me qytetarë maqedonas dhe profesionistë të shquar që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Kovaçevski dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar Aleksandra Miovska falënderuan përfaqësuesit e diasporës maqedonase për mbështetjen që i japin Ambasadës sonë në Londër, për promovimin e Maqedonisë së Veriut në këtë vend mik dhe për promovimin e gjuhës maqedonase dhe veçoritë kulturore të atdheut tonë.
Kryeministri Kovaçevski i njoftoi qytetarët tanë me pritjet nga samiti i BERZH-it, si një nga institucionet më të rëndësishme financiare evropiane që mbështet proceset reformuese në vend për arritjen e standardeve të Brukselit në integrimet tona evropiane.
Në takim në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Londër, Kryeministri Kovaçevski theksoi miqësinë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe mbështetjen e fortë britanike që marrim si vend në fushën e demokratizimit, qeverisjes së mirë, qeverisjes së hapur , transparencë dhe llogaridhënie.