Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në seancën plenare në hapjen e Samitit të Investimeve të BERZH –it për Ballkanin Perëndimor në Londër.
Në këtë seancë të Samitit, në të cilën marrin pjesë një numër i madh i përfaqësues afaristë dhe institucioneve financiare nga Evropa dhe bota, Kryeministri Kovaçevski foli për politikat ekonomike dhe për mbështetjen financiare dedikuar investitorëve të huaj, të cilët tanimë treguan rezultate jashtëzakonisht pozitive dhe sipas të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut u njoh si destinacion atraktiv për investitorët e huaj.
“Disa pyetje janë të rëndësishme për investitorët kur duhet të zgjedhin se ku të investojnë, ndërsa këto janë stabiliteti makroekonomik, sa miqësore janë rrethanat për udhëheqje të biznesit dhe a është e zhvilluar infrastruktura. Lidhur me pyetjen e parë, kemi një pasqyrë makroekonomike stabile dhe kjo është e siguruar me vlerësimin e qëndrueshëm të vendit, të cilin e konfirmoi “Standard dhe Purs”. Me politika të mira po mbajmë një gjendje makroekonomike stabile dhe borxh publik që është nën nivelin e vendeve të rajonit”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në Samitin e Investimeve të BERZH-it për Ballkanin Perëndimor në Londër.
Kovaçevski shtoi se në vend ka trende stabile financiare me valutë stabile si shtyllë e politikës makroekonomike të cilën me vite po e mbajmë.
Sa i përket mbështetjes që ua japim investitorëve në Maqedoninë e Veriut, tha Kovaçevski, masat atraktive stimuluese për investim u treguan si veçanërisht atraktive për investitorët që vijnë nga industria e automobilistike dhe IT, ndërsa do të kemi stimulime edhe për investime të tjera.
“Sot, në Maqedoninë e Veriut, investitorët e vendit dhe të huaj marrin mbështetje të mirë dhe të fuqishme, ndërsa programet janë tërësisht transparente dhe janë të drejtuara drejt punësimeve të reja.
Investitorët kanë mundësinë për bashkëpunim me kontraktues të mirë vendas, të cilët vazhdimisht avancojnë teknologjinë, që do të thotë makineri të reja, procese të reja teknologjike, rritje të produktivitetit.
Këta tregues të mirë ndikuan edhe në uljen e papunësisë, njoftoi Kryeministri Kovaçevski, dhe kjo arriti normën më të ulët historikisht prej 15.7%, për dallim me periudhën para vitit 2017 kur arriti në pothuajse 30%.
Kovaçevski e veçoi konceptin e arsimit dual si veçanërisht të rëndësishëm për t’u përgjigjur nevojave të investitorëve në fuqinë punëtore profesionale.
Lidhur me prioritetet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Kovaçevski theksoi projektet infrastrukturore për fazat aktuale të lidhjes rrugore dhe hekurudhore me Republikën e Bullgarisë, përkatësisht Korridorin evropian 8, i cili përfshin prioritetin e dytë për lidhjen e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike me Shqipërinë, si dhe interkonektori me Greqinë për lidhje me gaz për furnizim të qëndrueshëm me këtë energji.
Në Samitin e BERZH-it për investime në Ballkanin Perëndimor, si veçanërisht i rëndësishëm u përmend çështja e sigurisë energjetike dhe shndërrimi i objekteve energjetike që operojnë me qymyr ose naftë në objekte që përdorin burime të ripërtërishme të energjisë.
Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut synon të arrijë strategjinë e saj për tranzicionin e plotë në energji të pastër deri në vitin 2030 dhe informoi për transformimin e termocentraleve ekzistuese me lëndë djegëse fosile në termocentrale fotovoltaike, si dhe për kushte të favorshme për investime në termocentrale diellore dhe me erë.
Kryeministri Kovaçevski i vlerësoi si veçanërisht të rëndësishme investimet në inovacione dhe ekonomi digjitale dhe për këtë arsye janë veçanërisht të mirëseardhura investimet në sektorin e TI-së, për të cilat ka një interesim të madh për punë në atë sektor ku pagat janë më shumë se 2,5 herë më të larta nga paga mesatare.
Në hapjen e Samitit Investues të BERZH-it për Ballkanin Perëndimor në Londër, ku merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, fjalim mbajtën eurokomisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Oliver Varheji dhe kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso.