Kryeministri Kovaçevski sot në Londër realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, në kuadër të takimeve dypalëshe të Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, Kryeministri Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga marrëdhëniet dypalëshe, pa çështjet e hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dy bashkëbiseduesit ndanë gatishmërinë e përbashkët për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin më të lartë, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Në takimin në Londër, Kryeministri Kovaçevski dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, u zotuan për përshpejtimin e procesit të nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm dhe Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e politikave rinore.
Kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimin e brendshëm dhe të jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ofroi përvojën dhe njohuritë e vendit tonë, veçanërisht në fushën e funksionimit të përbashkët funksional të bashkësive të ndryshme etnike në një demokraci të përbashkët në zhvillim.