Si pjesë e agjendës së vizitës së tij të punës në Londër, Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sot u takua me një pjesë të bordit të drejtorëve të konsorciumit ndërkombëtar “Bechtel”, të cilin e udhëhoqi kryetari i njësisë së infrastrukturës së kompanisë Shon Keny.
Në takimin ku morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, u diskutua për fazën aktuale të realizimit të Memorandumit për ndërtimin e Korridorit 8, për pjesën Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe për projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe për Korridorin 10 D, gjegjësisht për aksin e autostradës Prilep – Manastir.
Për realizimin e këtij memorandumi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit, me çka pason vërtetimi i tekstit të marrëveshjes që do të miratohet nga të dyja palët për mbylljen e procedurë ligjore që do të mundësojë realizimin e projekteve të parapara infrastrukturore.
Në takimin me menaxhmentin e “Bechtel” u konstatua se brenda afateve është procedura për përzgjedhjen e mbikëqyrësit dhe konsulentit që e zbaton Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, e cila pritet të përfundojë në fillim të prillit të këtij viti, dhe se në buxheti për vitin 2022 tashmë janë planifikuar fondet për ndërtimin e autostradave si zgjidhje të parashikuara.
Në takimin me menaxhmentin e “Bechtel” u theksua fakti i referencave më të larta të kompanisë në realizimin e projekteve infrastrukturore në botë dhe veçanërisht në rajon, si dhe fakti se deri në 80% të punës kompania i realizonme kompani vendase.