Nga konferenca për shtyp e zëdhënësve të Qeverisë: Qytetarët të jenë të qetë, nuk priten rritje të mëdha të çmimeve

Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën për shtyp e cila u mbajt menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së rregullt të 19-të të Qeverisë, informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara, duke u përgjigjur edhe në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave.

Në kontekst të ngjarjeve të fundit lidhur me Ukrainën,zëdhënësit njoftuan se Qeveria në e miratoi Informacionin për gjendjen me qytetarët e shtetit tonë në Ukrainë dhe nevojën për marrjen e masave për pranimin e shtetasve ukrainas të cilët janë të detyruar ta lëshojnë vendin e tyre, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në përputhje me vendimin e Qeverisë, institucione specifike shtetërore të Maqedonisë së Veriut, detyrohen që në afat sa më të shpejtë të dorëzojnë informacione për kapacitete akomoduese shtetërore në dispozicion, me qëllim që të jemi të përgatitur për gjendjen eventuale të krizës së refugjatëve.
 
Po bëhet  analiza e objekteve akomoduese ku do të akomodoheshin njerëzit , ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme, sipas zëdhënësve, informoi për ndihmën e ofruar nga aspekti shëndetësor, njësitë e gjakut dhe gjithçka tjetër që sigurisht do të kërkojë Qeveria ukrainase në të ardhmen.
 

Në mënyrë plotësuese, shtetasit e Ukrainës që gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të cilët për shkak të gjendjes nuk mund të kthehen në Ukrainë, do t’ju mundësohet vazhdim i qëndrimit në vend, ndërsa për ata të cilët do të jenë të detyruar ta lëshojnë vendin e tyre, institucionet tona do të sigurojnë hyrje të lehtësuar, duke mos qenë të detyruar të posedojnë test negativ PCR për KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, për shkaqe humanitare.

Në pyetjen gazetareske, zëdhënësit theksuan se absolutisht qartë vlerësohet ajo që po ndodh në Ukrainë me mesazhin se Maqedonia e Veriut dënon fuqishëm aktin e agresionit të hapur ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Ky agresion ushtarak është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe një kërcënim për sigurinë euroatlantike. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të sillen ashtu.
 
Duke informuar për ngjarjet aktuale, zëdhënësit theksuan se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucionet shtetërore e ndjekin gjendjen në bazë ditore dhe i ndërmarrin të gjitha masat për të ruajtur standardin e qytetarëve.
 
“Qytetarët të jenë të qetë sepse nuk pritet rritje e madhe e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit. Ne si shtet kemi sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave.

Qeveria në vazhdimësi i shqyrton edhe nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për diçka të tillë”, u tha në konferencën për shtyp.

Konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësit e shfrytëzuan për të përsëritur apelin deri te tregtarët ta respektojnë vendimin qeveritar për marzhat tregtare, sepse nga ky vendim është në interes të të gjithë qytetarëve. 

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Strategjinë Nacionale për Menaxhim Kufitar të Integruar 2021-2025. Strategjia Nacionale për Menaxhim Kufitar të Integruar dhe Plani i duhur i Veprimit janë harmonizuar me Kornizën Strategjike Nacionale ekzistuese dhe dokumentet strategjike themelore, me theks të Programit të punës së Qeverisë 2021- 2024 i cili është në funksion të plotësimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të procesit për aderim drejt BE-së, si prioritete strategjike të Qeverisë.

Synimi kryesor i kësaj strategjie është arritja e kufijve të hapur dhe të sigurt, për qarkullim të shpejtë dhe të sigurt të udhëtare dhe mallrave, si dhe për   luftën kundër aktiviteteve ndërkufitare ilegale deri në atë nivel që nuk do të paraqesë kërcënim për sigurinë kufitare dhe sigurinë e qytetarëve.

Zëdhënësit informuan edhe për konkluzën e miratuar me të cilën u shpall Kurshumli an-in në Shkup si trashëgimi kulturore e një rëndësie të veçantë. Me këtë vendim me propozim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore,mundësohet ruajtje e përhershme e hanit në gjendjen e tij origjinale, përhapja e vlerave dhe kuptimi i tij.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në mbledhjen e Qeverisë është shqyrtuar rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse për vazhdimin e vlefshmërisë së certifikatës së vlefshmërisë së KOVID-19 nga 45 ditë në 180 ditë, u përgjigj se në këtë mbledhje nuk është diskutuar për të njëjtën sepse rekomandimet e Komisionit duhet të shqyrtohen në Shtabin Kryesor të Krizës, i cili duhet të mblidhet në ditët në vijim, dhe procesverbali nga Shtabi i Krizës të kalojë në mbledhje të Qeverisë, për të cilën opinioni do të informohet me kohë.