Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar Ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vendin tonë, Henrik Markus.
Në takim, u mirëpritën politikat e harmonizuara të vendit me politikat e BE-së për situatën në Ukrainë
Gjithashtu u shpreh mbështetje të fuqishme për integrimin e vendit tonë në BE, me vlerësimin se Republika e Maqedonisë së Veriut e meriton këtë.
Bashkërisht është vlerësuar se të gjitha çështjet e hapura dypalëshe duhet të zgjidhen në frymën evropiane dhe përmes parimeve të vlerave evropiane.
Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për miqësinë e sinqertë dhe mbështetjen e madhe që Maqedonia e Veriut merr nga Sllovakia.
“Ne po i zgjidhim sfidat në shtëpi të shkaktuara nga kriza globale. Sa i përket marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë, ne i vendosëm ato për një dialog të bazuar në respektin e ndërsjellë, për të arritur zgjidhje të qëndrueshme në planin afatgjatë, të cilat kontribuojnë në respektin midis politikanëve, por edhe midis qytetarëve të të dy vendeve. Përkrahja që marrim nga Sllovakia në aspiratat tona evropiane është e një rëndësie të madhe”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Lidhur me situatën në Ukrainë, Kovaçevski theksoi se “ne mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe në parim kemi publikuar se kemi ofruar ndihmë, e cila u tregua e nevojshme”.
“Politikat tona do të vazhdojnë të jenë në përputhje me politikat e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së”, tha Kovaçevski.
Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia janë të lidhura tradicionalisht me marrëdhënie të mira miqësore, si në aspektin politik ashtu edhe në atë kulturor, dhe u shpreh gatishmëria nga të dyja palët për promovimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.