Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, priti një delegacion të Odës Ekonomike të Maqedonisë - Turqi, MATTO, të kryesuar nga kryetari i Odës, Ajdovan Ademovski.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski konfirmoi përpjekjet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Turqisë dhe theksoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë – Turqi MATTO dhe e kompanive anëtare të tjera që janë anëtare të saj shihet si partnerë për realizimin e këtij qëllimi.
Kryeministri Kovaçevski bëri të ditur se në agjendën e tij kryesore është vizita e tij në Republikën e Turqisë për të pasqyruar edhe më intensivisht miqësinë tradicionale mes dy vendeve përmes rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe tregtisë, e cila tani arrin në mbi 650 milionë euro.
Kovaçevski në takim tha se një numër serioz i kompanive turke tashmë punojnë në Maqedoninë e Veriut, që paguajnë paga për punëtorët, duke paguar taksa në buxhet dhe duke marrë pjesë në prodhimin dhe eksportin e përgjithshëm dhe tha se ky është një mesazh i mirë për investitorët e rinj potencial në Turqi të inkurajohen dhe të vijnë në vendin tonë.
Në takim u lajmërua se së shpejti do të vijojë plotësim i Planit për rritje ekonomike me përfitime të reja për të mbështetur investimet, veçanërisht në fushën e kapaciteteve nga burimet e ripërtërishme nëenergjetikë, për të cilat tashmë ka interes të madh nga kompanitë e kësaj fushe në Turqi.