Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në ngjarjen “Tryezë e rrumbullakët – diskutimi në mes biznesmenëve dhe përfaqësuesve qeveritar”, me ftesë të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë, ku morën pjesë anëtarë të bordit drejtues të Odës dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në këtë Odë.
Të pranishëm në tryezën e rrumbullakët morën pjesë zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi, zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.
“Dialogu në mes komunitetit të biznesit dhe institucioneve qeveritare në kohën e krizës ekonomike globale është i patjetërsueshëm dhe gjithmonë i mirëseardhur. Ne, këtë dialog e kemi nisur që vet fillimi, jo me këtë, por me Qeverinë e kaluar si thelbësore dhe jo monolog. Përmes këtij dialogut kemi arritur të dalim si fitues nga kriza me Kovid-19 dhe me ndihmë të gjitha mendimeve tuaja do të dalim fitimtarë edhe nga kjo krizë energjetike dhe ushtarake që është shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se kompanitë anëtare të Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë, kanë një vend të rëndësishëm në potencialin dhe rritjen ekonomike të vendit tonë dhe se kjo është e dukshme përmes performancës së tyre gjatë periudhës para, gjatë dhe pas pandemisë.
“Kompanitë e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë gjatë krizës kanë realizuar të hyra prej mbi 73 milionë euro, kanë punësuar mbi 9400 persona dhe kanë bërë investime mbi 74 milionë euro, që janë rezultate të respektueshme. Këto tendenca kanë ndikuar edhe në rritjen e PBB-së në vitin 2021, që është një bazë e mirë për vitin 2022”, potencoi Kryeministri.
Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se për përballje me krizën e re shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Qeveria ka përgatitur pako të re prej 26 masave, në vlerë prej 400 milionë euro, në fakt 615 milionë euro me masat tjera antikrize nga periudha e kaluar, që paraqet kontribute të larta të biznesit të dedikuar për qytetarët dhe për ekonominë.
“Pjesën më të madhe të masave e projektuar të shkojnë përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut (BZHMV) dhe përmes bankave komerciale sepse kemi sektor të shëndetshëm bankar. Përmes BZHMV-së do të mbështetet likuiditeti i kompanive përmes subvencionimit të normës së interesit nga ana e shtetit dhe me mbështetje financiare përmes kreditimit të drejtpërdrejtë të kompanive përmes kësaj banke, ndërsa është paraparë edhe mbështetje financiare përmes bankave komerciale me kredi pa interes për mjete qarkulluese. Kjo masë do të thotë përmirësim i likuiditetit të kompanive, ku Qeveria do të subvencionojë normën e interesit prej 3,2% - 4% në vit, ndërsa shfrytëzuesit e fundit do të përdorin kredi për kapital qarkullues pa shpenzime të interesit”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski informoi edhe për aktivizimin e mjeteve për shfrytëzimin e Fondit Garantues përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për ndërmarrjet e vogla mikro dhe të mesme për të garantuar deri në 50% të kredisë në rast të mjeteve fikse dhe deri në 80% në rastin e kapitalit qarkullues, dhe ofrohen garanci individuale deri në 50% në varësi të shumës së kredisë.
Kovaçevski shtoi se një pjesë e kredive të favorshme kanë për qëllim mbështetjen e investimeve në projekte për efikasitet energjetike dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, për të cilat tashmë janë përfunduar negociatat me Bankën Evropiane të Investimeve për Tranzicion të Gjelbër dhe përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe me programin e KB-së për Zhvillim (UNDP), përmes bankave komerciale të vendosen kredi me interesa të favorshme për transformimin energjetik të kompanive.
"Në këtë mënyrë, ne mund të ndikojmë në transformimin afatgjatë të kompanive dhe të jemi në gjendje të investojmë në burimet e ripërtërishme të energjisë në një mënyrë më të lehtë," tha Kovaçevski në një tryezë të rrumbullakët me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë.
Për mbështetjen e këtyre masave, tha Kovaçevski, kemi një buxhet të qëndrueshëm dhe plotësisht likuid, si dhe një vlerësim të konfirmuar të kredisë nga të gjitha agjencitë e vlerësimit dhe institucionet financiare ndërkombëtare me të cilat jemi në komunikim të vazhdueshëm, ndërsa grumbullimi i taksave është në nivel më të lartë nga viti 2020 , nga viti 2021, madje edhe nga viti 2019 që është vit para krizës.
“Sa i përket komunikimit me BPRM-në, i cili zhvillohet në baza ditore, denari është stabil. Rezervat shtetërore janë në nivelin më të lartë, dhe sistemi bankar është jashtëzakonisht i kapitalizuar, gjë që na mundëson të ruajmë bazat tona të sistemit financiar në afat të gjatë, që është një denar i qëndrueshëm i lidhur me euron dhe nuk ka probleme për momentin”, tha Kovaçevski.
Lidhur me shmangien e rreziqeve nga rritjet e çmimeve dhe furnizimin e rregullt me energji për qytetarët dhe ekonominë, Kovaçevski përkujtoi se për momentin kemi çmimet më të ulëta të derivateve në tërë rajonin, çmimin më të ulët të energjisë elektrike, si dhe çmime stabile dhe të qëndrueshme të produkteve ushqimore me furnizim të qëndrueshëm dhe të rregullt.
Në fund të fjalimit të tij, Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria është duke i monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në tregun botëror dhe situatën e sigurisë në Ukrainë dhe si vend me orientim të qartë në integrimet euroatlantike merren vendime për të ndihmuar popullin dhe shtetin ukrainas, dhe të ndalohet sa më shpejt lufta dhe të normalizohen marrëdhëniet në botë në interes të të gjithë qytetarëve.