“Në kushte pandemie, Qeveria vazhdimisht ndante mjete shtesë për mbështetjen e kompanive dhe ruajtjen e likuiditetit. U sollën dhe u zbatuan gjashtë pako të masave kundër krizës, që kanë një vlerë prej rreth 1.2 miliardë euro. Me këtë strategji efikase kundër krizës e cila u njoh edhe nga institucionet ndërkombëtare si Fond Ndërkombëtar Monetar, u ruajtën mbi 60.000 vende pune dhe u mbështetën mbi 20.000 kompani”, tha Kryeministri Kovaçevski në Prilep, pas vizitës së fabrikës “Vitaminka”, që është brend nacional me traditë mbi 60 vjeçare.
Kovaçevski shtoi se me të gjitha masat dhe punën, Qeveria e konfirmon përcaktimin për sundim përgjegjës dhe investim në buxhet pikërisht aty ku nevojitet më së shumti, për mbështetje të ekonomisë, të punësuarve dhe standardin jetësor të qytetarëve.