Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për MIA-n, tha se zgjidhja në negociatat të cilat vendi ynë i udhëheq me Republikën e Bullgarisë bazohet në vlerat evropiane, si dhe në parimet e respektit të ndërsjellë ndërmjet politikanëve, institucioneve në të dy vendet dhe ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve. Kryeministri Kovaçevski, si politikan në disa raste ka theksuar se kurrë nuk lidhet me data por me projekte reale, në negociatat e dy qeverive aktuale ka një dinamikë të re, si dhe fillim i një procesi të ri që bazohet në të ardhmen e të dy vendeve.
“Unë nuk e kam përmendur kurrë qershorin dhe nuk e lidhem me data, pasi që duhet të kemi një zgjidhje që bazohet së pari në vlerat evropiane, dhe së dyti, që do të arrihet përmes komunikimit, të bazuar në parimin e respektit të ndërsjellë, së pari mes politikanëve, së dyti ndërmjet institucioneve në të dy vendet dhe së treti në ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të paraqesë një bazë të mirë për fillimin e negociatave dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes dy vendeve fqinje, të cilat duhet të jenë shembull në botë për bashkëpunim ekonomik dhe çdo lloj bashkëpunimi për përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve”, tha Kryeministri. Kovaçevski.
Mbështetja e qytetarëve për BE-në është ende në nivel të lartë, tha Kryeministri Kovaçevski në intervistën, por mosfillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut do të dërgonte një sinjal jo të mirë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin. Ai paralajmëron se ekzistojnë vende të treta që nuk duan ta shohin Republikën e Maqedonisë së Veriut si pjesë e Unionit dhe ato financohen nga grupe dhe parti të ndryshme politike në vend, të cilat janë krijues të një opinioni të caktuar publik.
“Mosfillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut jep një sinjal jo të mirë, sepse ne tashmë kemi katër raporte pozitive nga Komisioni Evropian për progresin tonë në harmonizimin me BE-në. Kjo jep një sinjal jo të mirë si për ne ashtu edhe për tërë rajonin. Ministri i Punëve të Jashtme ndau atë që ishte pjesë e disa hulumtimeve, ndërsa kjo është se mbështetja për BE-në ende është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, mbi 68 për qind.
Megjithatë, dështimi për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare rrit skepticizëm te grupet e caktuara, gjë që është normale në një proces kaq të gjatë dhe nuk është mirë. Ekzistojnë vende të treta që nuk duan ta shohin Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së dhe që financojnë grupe të ndryshme, madje edhe parti politike.
Ne kemi parti politike me përcaktim anti-evropian dhe anti-NATO që në mënyrë klasike jenë populiste në vend, nuk kanë propozuar kurrë një masë të zbatueshme, por ushqehen nga qendra të tilla jashtë vendit dhe të cilat me financime të tilla arrijnë të krijojnë opinion të caktuar publik që është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të pjesës dominuese të popullsisë dhe në kundërshtim me të gjithë partnerët qeveritarë, e kjo është anëtarësimi i plotfuqishëm në Evropë”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se vendi ynë është anëtari më i ri i NATO-s falë vendimeve të rënda, megjithatë tashmë është e qartë se sa e rëndësishme është të jesh anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh se siguria e vendit garantohet nga aleanca më e madhe e sigurisë dhe e mbrojtjes në botë.